Shtëpia Botuese “Erik” që nga dita kur hodhi themelet e krijimtarisë së saj, e ka pasuruar e rritur veprimtarinë me autorë e vepra të reja, me tema e vlera të spikatura, të promovuara e në projekte afatgjata. Tashmë “Erik” Botime, një emër i njohur në editorinë shqiptare e të huaj, është një kompani e përbërë nga: Shtëpi Botuese, Studio Grafike e Shtypshkronjë. “Erik” ka botuar rreth 600 tituj nga studiues të njohur të institucioneve tona shkencore, arsimore, universitare, letërsi artistike të autorëve shqiptarë dhe të huaj si dhe botime të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare. Në rrjedhën e viteve, botimet e “Erik-ut” kanë ardhur duke u orientuar nga botimet shkollore për arsimin 9-vjeçar, të mesëm e të lartë si dhe të librave ndihmës për këto cikle, që shërbejnë si mjete shtesë në zhvillimin e procesit mësimor-edukativ.
Në katalogun e botimeve të Shtëpisë Botuese janë evidentuar dhjetëra emra të njohur të letrave shqipe, të traditës e ato bashkëkohorë, si: Sterjo Spasse, Akademiku Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo, Nasho Jorgaqi, Naum Prifti, Qamil Buxheli, Mihal Hanxhari, Gaqo Bushaka, Ilinden Spasse; Murat Gecaj etj. Po ashtu, autorët e huaj klasikë, si Shekspiri, Servantesi, V. Hygo, L. Tolstoi, A. Dyma, Zhyl Vern, Erik Kastner, Nikola Bakster etj., si dhe autorë bashkëkohorë, si Andre Gide, nobelist, Ada Negri e personalitete të shquar, si: Al Gor, Zhulio Zhelev.
Në fushën e shkencës, arsimit e të kulturës mund të përmendim botime nga autorët: prof. Ismet Elezi, prof. dr. Skënder Begeja, prof. dr. Panajot Boga, prof. dr. Vjollca Bakiu, prof. asc. dr. Vilma Tafani, prof. dr. Lluka Heqimi, prof. dr. Ilia Prifti, prof. asc. dr. Ali Shashaj, prof. dr. Zenun Mulaj, prof. Ramazan Limanaj, prof. asc. dr. Astrit Bishqemit, prof. asc. dr. Fisnik Kadiu, prof. dr. Ilia Mazniku, prof. asc. Vladimir Gjata, prof. dr. Gjergj Çaushi, prof. dr. Zana Shuteriqi, prof. dr. Ferid Hudhri, prof.dr. Josif Papagjoni, prof. dr. Stefan Çapaliku, prof.as.dr. Gjergj Prevazi, dr. Shpëtim Çaushi, dr. Ylber Bezo si dhe pedagogë e mësues të njohur e me përvojë të gjatë në mësimdhënie.
"Abetarja për parashkollorët", i cili u vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve të vegjël (4-6 vjeç) për të mësuar si të shkruajnë gërmat, t’i njohin ato dhe të zbaviten nëpërmjet ngjyrosjes së figurave të vendosura në tekst. Është një parapërgatitje e shkëlqyer e fëmijës për klasën e parë. Ky libër është hapi i parë drejt të shkruarit, të mësuarit të...
Librat dhe dija ndriçojnë mendjen tonë. Kujdes! Ky libër sugjerohet të lexohet nga të gjithë fëmijët. E porositni online dhe e gjeni në të gjitha libraritë në Tiranë dhe shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë.
A keni dashur ndonjëherë të shkoni në një super aventurë me mikun tuaj me të mirë? Dy shokët tanë të zemrës, Bagsi dhe Lola bashkë me mikun e tyre të ri, Etin nisen në një super aventurë me balonë në një ishull të largët plot me rreziqe por edhe me gjëra të bukura.
Bileta e lotarisë është një nga romanet më të bukur të Zhyl Vernit. Ai ka skalitur me penën e tij historinë e Gulda Hansenit, norvegjezes së bukur, që pret me padurim lajme nga i fejuari i saj, i cili ndodhet në brigjet e peshkimit të Njufaundlendit.
Ky libër, përcjell mesazhe të bukura shprese dhe besimi se ”Do t’ia dalim!”; vë në epiqendër Dashurinë, si çelësi i mirëkuptimit dhe i paqes; si gjeneratori i transformimit pozitiv të mendësisë dhe jetës së individit dhe shoqërisë.
Veprimi zhvillohet në Afrikën e Jugut, ku inxhinieri Mere kryen studimet e kimisë organike në shkëmbinjtë mineral depozitues. Heroi dëshiron të martohet me vajzën e pronarit të tokave zonjushën Alisës, por babai i saj refuzon, sepse pasuria e djaloshit nuk është e mjaftueshme për babain lakmitar. Siprien Merè, i dashuruar me Alisën dhe i nxitur prej saj,...
Mëso duke njgyrosur. Jepini fëmijëve tuaj të mësojnë të njgyrosin me këtë libër, duke nxitur dhe fantazinë e tyre.
Ky bllok, Ditar, është hartuar për t’u ardhur në ndihmë mësuesve në përgatitjen ditore. Struktura e planifikimit ditor është bazuar në kurrikulën e re me bazë kompetencat, sipas udhëzimeve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, në Arsimin Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
"Don Kishotii Mances" i gjeniut të letërsisë botërore bashkon në mënyrë të natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist. Servantesi, me mjaft mjeshtëri, sajon dy personazhe që edhe pse nuk i ngjajnë shumë njëri-tjetrit, nuk bëjnë dot vetëm.
“Emili dhe detektivët” Ngjarjet e këtij romani janë realizuar në dy plane, në marrëdhëniet e prindërve me fëmijët dhe nga ana tjetër e fëmijëve me njëri-tjetrin në rrethana krejt të rastësishme. Ata krijojnë një organizëm të mirëfilltë institucional ndjekjesh e survejimesh për kapjen e një hajduti të rrezikshëm bankash. Ky libër mbart vlera të...
Ky roman, i pasur në aventuara e të papritura, na tregon se si djaloshi me një inteligjencë të jashtëzakonshme realizon i pari lundrimin polar drejt botës.
Autori Erjol Mezini përcjell tek ju ndjesinë dhe perceptimin e tij të sinqertë, të shpirtit e të mendjes, të unit të tij krijues, me librin "I colori della vita". Në këtë libër është mjaft interesant projektimi i hapësirës njerëzore nëpërmjet integrimit të ngjyrave në harmoni me emocionet. Tabloja universale e tyre, tonaliteti, kombinimi dhe pasqyrimi i...
Poezia e kësaj autorje shkon deri tek rrënja duke dhënë mesazhe në çdo varg, të cilat janë zëri i brendshëm e i padukshëm i saj. Krijimtaria e saj ka trillin femëror, elegancën dhe gjuhën e pasur.
Romani është shumë i bukur dhe përcjell mjaft mesazhe domethënëse. Lexuesi pëlqen ankthin dhe shpejtësinë se si zhvillohen ngjarjet njëra pas tjetrës dhe mbi të gjitha, ai dëshiron që Konti të dal fitimtar
I gjithë Parisi tallet dhe torturon Kuazimodon, Kurrizon, i cili jeton midis zgavrave prej guri, në majat e Katedrales së madhe. Asnjeri nuk mendon se ai ka ndjenja dhe emocione njerëzore. Por Kuazimodo, për çudinë e të gjithëve, do të tregojë se ai ka në vetvete dashuri të pafund dhe besnikëri, të cilat shpalosen në këtë histori dramatike dhe të...
Erdhi përsëri tek ju, me romanin “Lady D.”, - Ambra Hysa, autorja e librit “Dashuri në kohë Koronavirusi”. Tashmë, me “Lady D.”, një roman mjaft interesant, Ambra ka ngjitur bindshëm shkallët e krijimtarisë letrare, duke u afirmuar si një shkrimtare e re, e talentuar. Fantazia krijuese, e përdorur që në titullin e librit, përshkon gjithë romanin,...
Ky libër është vazhdimësi e Matematika për parashkollor 1, plotëson programin e parashkollorit për numrat nga 11 deri në 20. Fëmijët mësojnë të shkruajnë numrat dhe ti njohin ato duke u zbavitur me ushtrimet të ndryshme. Ky libër është një dritare drejt botës së bukur dhe të vështirë të matematikës, një hap drejt të ardhmes.
“Matematika për parashkollorët” u vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve të vegjël (4-6 vjeç) për të mësuar si të shkruajnë numrat, t’i njohin ato dhe të zbaviten nëpërmjet tyre. Është një dritare drejt botës së bukur dhe të vështirë të matematikës, një hap drejt së ardhmes.
Ky libër nuk është tërësisht libër shkencor (ai është edhe i tillë), nuk është vetëm roman i mirëfilltë, nuk është vetëm thjesht një ese; ai është një libër i veçantë dhe i vlefshëm për cilindo që ka kuriozitetin të hyjë pa shumë përgatitje, poe edhe pa shumë mundim, në botën magjepsëse intelektuale të Ajnshtajnin.
Romani, përveç notave epike, ka edhe nuanca romantike midis protagonistit dhe Nadias. Se ç’ndodh me fatin e tyre ju do ta gjeni në faqet e këtij libri.
Ajo është e hijshme joshëse, e zgjuar. Ai i bukur, sensual dhe pak misterioz. Takohen rastësisht... Afrohen me njëri-tjetrin deri në çmenduri...Më pas, një largim i beftë, një sekret i pathënë, një zjarr që përvëlon ende në ftohtësinë e krijuar... Çfarë ndodhi me ta? Asgjë dhe gjithçka.