Ky libër do të vërë në provë zgjuarsinë dhe mendjemprehtësinë tënde! Provo aftësitë e tua hetuese përmes lojërave argëtuese logjik, inteligjente, vëzhguese dhe bëhu një dedektiv i vërtetë. Ti mund ta gjesh nëse je përgjigjur saktë, falë lapsit tënd elektronik.
Ky libër do të vërë në provë zgjuarsinë dhe mendjemprehtësinë tënde! Provo aftësitë e tua hetuese përmes lojërave argëtuese logjik, inteligjente, vëzhguese dhe bëhu një dedektiv i vërtetë. Ti mund ta gjesh nëse je përgjigjur saktë, falë lapsit tënd elektronik.
"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura.
Ky libër përmbledh 11 legjenda mesjetare, në të cilat tregohet për vende magjike ku banojnë dragonj që lëshojnë zjarr, kalorës trima, princesha të burgosura nëpër kulla të larta, ura që ngrihen e ulen dhe për shumë ndodhi e personazhe të tjera.
Një seri me rrëfenja tërheqëse plot me aventura dhe ilustrime të këndshme. Njihuni me aventurat që janë gati që ju t'i zbuloni. Njihuni me një djalë që shndërrohet në një Megaçun, duke u kthyer në një hero përherë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Do të njiheni dhe me një luan, që është frikacak si një lepur i vogël. Pirat Peti futet në shumë telashe...
"Gjirafat s'vallëzojnë dot" është një nga librat më të shitur në botë, mjaft i pëlqyer dhe i vlerësuar prej prindërve dhe fëmijëve të moshave 5 deri 8 vjeç.
Në këtë përmbledhje do të gjeni vjersha, lojëra fjalësh, gjëegjëza të mbështetura në botën dhe gojëfolje fëminore.
Borebardha, përralla më e famshme e Vëllezërve Grimm në të gjithë botën, vjen për lexuesit e vegjël në këtë libër me zë.
Hirushja,vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë.
Pinoku vjen në këtë libër përrallash me zë për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë. Dëgjojeni historinë klasike në zërin e aktores Aishe Stari.
Libri i Xhunglës vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë. Mogli është një foshnjë njeri e gjendur dhe e rritur nga ujqërit. Jashtë shpellës, tigri njeringrënës mezi po pret ta kullufisë. Çfarë do të ndodhë me Moglin?
Për fëmijët e vegjl vjen me zë alfabeti i gjuhës angleze. Njohuritë e gjuhëve të huaja po bëhen mjaft të rëndësishme. mësojini fëmijët tuaj me njohuritë e para të gjuhës angleze në mënyrë që ata ta përvetësojnë sa më shpejt gjuhën që flitet ndërkombëtarisht.
Piter pan,vjen në këtë libër përrallash me zë, për fëmijët që akoma nuk kanë filluar të lexojnë. Dëgjojeni historinë e djalit që nuk mund të rritej, rrëfyer me zërin e mrekullueshëm të aktores Aishe Stari. Piter Pani është djalë çapkën, moskokëçarës dhe mburravec që mund të fluturojë dhe nuk rritet asnjëherë. Një natë, duke fluturuar, hyn në dritaren e...
Çdo qytet e ka historinë dhe mitin e vet; dhe këto rrënjë i zbulon më mirë se kushdotjetër libi “Legjenda dhe vende shqiptare”. 17 vendet më të bukura, si Shkodra, Kruja, Durrësi, Tirana, Prizreni, Apollonia, Butrinti, Syri i Kaltër, etj., vijnë përmes rrëfimeve mitike dhe imazheve të ditëve tona, të realizuara me mjeshtri nga fotografi Feliks Bilani.
Ky është një libër plot me risi pedagogjike dhe didaktike për botën e fëmijëve të moshës 6-13 vjeç; ku ngrihen pyetjet e mëdha që bëjnë të vegjlit. Të gjitha këto vijnë përmes një laboratori me pyetje - përgjigje
Natyra dhe kafshët përbëjnë gjithmonë kuriozitet. I tillë vjen edhe ky botim enciklopedik për kafshët, i dedikuar për fëmijët e moshës 6-13 vjeç
Shumë vetë thonë se foshnjat nuk kuptojnë teksa prindërit iu flasin. Të gjitha studimet tregojnë se të vegjlit e moshës 3 vjeç janë tejet të vëmendëshëm edhe ndaj përrallave që iu tregojnë prindërit. Prandaj vjen edhe ky botim special, i cili vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të rrëfejnë.
Tashmë, fëmijët janë gjithnjë e më kuriozë për botën e tyre plot fantazi. Dhe në çdo moment presin nga prindërit që të tregohen kreativë dhe plot imagjinatë në komunikimin me ta. Përrallat më moshën 4 vjeç janë përzgjedhur me kujdes sipas zhvillimit dhe botës së fëmijës. Ky botim special vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të...
Tashmë, fëmijët janë gjithnjë e më kuriozë për botën e tyre plot fantazi. Dhe në çdo moment presin nga prindërit që të tregohen kreativë dhe plot imagjinatë në komunikimin me ta. Përrallat më moshën 5 vjeç janë përzgjedhur me kujdes sipas zhvillimit dhe botës së fëmijës. Ky botim special vlen më shumë se për këdo tjetër për ata prindër që nuk dijnë të...
Seria parashkollore "Kush jam unë?" është krijuar enkas për të dhënë njohuri përmes mësimit zbavitës të fjalëve të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Seria është klasifikuar në disa grupime si kafshët e buta dhe të fermës, kafshët e egra, profesionet dhe transporti.
Bota e xhunglës ka plot mistere që e ngacmojnë mendjen e fëmijës; kafshët e këtij libri flasin, veprojnë dhe komunikojnë me fëmijët, duke ndërtuar një botë magjike për lexuesit e vegjël
Ky libër u jep mundësinë fëmijëve që të ngjyrosin ilustrimet.
Tregime me figura " E bukura dhe bisha" dhe " Bukuroshja e fjetur". Lexo përrallat dhe krijo figura me imazhe të ndryshme. Më shumë se një libër, një botë e mrekullueshme me fantazi dhe magji.
Libri "Stegozauri - dinozauri më miqësor" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit do të thotë "zvarranik me çati". Ai dallohej lehtësisht prej dy rreshtave me pllakëza mbi kurriz. Në fillim atë e quanin "dinozauri budalla" për shkak të trurit të tij të vogël sa një arrë.
Libri "Tiranozauri Reks- mbreti i dinozaurëve" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri dykëmbësh mishngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "mbreti më tiran i zvarranikëve". Për të thuhet se ka qenë kafsha më e madhe që ka jetuar në Tokë dhe se mund ta kthente kokën nga të gjitha drejtimet.
Libri "Triceratopsi - dinozauri më i fortë" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "fytyra me tre brirë". Mendohet të ketë qenë dinozauri i fundit që eci mbi Tokë dhe se ishte shumë i shpejtë.
Libri "Brakiozaueri- dinozauri më i gjatë" i serisë "Dinozaurët" flet për këtë lloj dinozauri katërkëmbësh barngrënës, emri i të cilit ka kuptimin "zvarraniku me krahë të degëzuar". Ai të mendohet se ka qenë aq i madh, sa hante deri në 200 kilogramë bimë në ditë dhe se jetonte deri në 100 vjet.