Autori Joan Holub u jep nje prekje moderne miteve greke me serine Vajzat Perendesha. Ndiqni ulje-ngritjet e jetes shoqerore hyjnore ne Akademine e Malit Olimp, ku vajzat perendesha e djemte perendi me te privilegjuar ne panteonin grek mprehin aftesite e tyre mitike.
Vampiri i vogël nuk ka qenë në një festë Krishtlindjeje prej më shumë se njëqind e pesëdhjetë vitesh! Kështu që Antoni i bën Rudigerit dhe Anës një surprizë të veçantë: i fton të kalojnë Krishtlindjen me të. Në shtëpinë e Antonit po përgatitet festa: pemë Krishtlindjeje, dhurata e gatime të shijshme. Por gjasat janë që kjo të jetë Vigjilja më e pazakontë...
Antoni niset në ekskursion me shkollën, gjë që nuk e ka fare me qejf, aq më tepër që me ta do të jetë mësuesi strikt i matematikës. Kështu ai mendon të ftojë Anën dhe Rudigerin. Ekskursioni nuk mund të lshte kurrë i mërzitshëm, po të kishte rrotull miqtë e vet vampirë.Natën e fundit ata organizojnë një festë jo një festë të zakonshme, po një festë vampirësh!
Antoni ka rënë në gjurmët e një komploti të lig kundër miqve të tij vampirë. Ka bindjen se vampiri i "ri" misterioz, Igno fon Rant, që së shpejti pret të fejohet me teto Dorotinë, nuk është ai që shfaqet. Po si do ta ndalin Antoni, Ana dhe vampiri i vogël keqdashësin Igno fon Rant që të vërë në jetë qëllimet e tij mizore?
Antoni dyshon se shokët e tij vampirë janë në rrezik vdekjeje! Druan se i fejuari i ri i teto Dorotisë, i mistershmi Igno fon Rant, ruan një sekret të rrezikshëm. Cili është identiteti i vërtetë i Igno fon Rantit dhe si mund ta bindë Antoni vampirin e vogël se ata mund të jenë duke strehuar një armik të përbetuar?
Miku më i ngushtë i Antonit, vampiri i vogël, po ndjek një kurs të çuditshëm trajtimi. Mjeku i Antonit po zhvillon një "program për uljen e ndjeshmërisë" për njerëzit - apo vampirët - që kanë frikë nga drita e diellit. Vampiri i vogël mezi po pret që të fitojë aftësinë të shohë në dritë po aq mirë sa edhe në errësirë. Por Antoni ruan goxha dyshime për...
Antoni do të shkoj në një ballo me maska vampirësh: me vampire të vërtetë ! Gojështypuri , rojtari i varrezës, organizon festën, por ai nuk e ka iden se tre prej të ftuarve nuk janë aspak të veshur me kostume maskimi . Antoni është tmerrsisht i merakosur; nga çasti në cast , festa e “frikshme “ mund të kthehej në një ngjarje të pastër horror …
Një mbrëmje, gjatë vizitës te psikologu, Antoni vë re një pacient të ri të pazakontë. I huaji duket i zbehtë dyllë, me sy të skuqur dhe bie një erë kutërbuese lagështire e kalbjeje. Për më tepër, ai shihet të vijë vetëm pasi ka rënë muzgu. Në mendjen e Antonit nuk ka vend për dyshime: pacienti i mistershëm është vampir! Po çfarë plani ka zoti Koreçjerrësi...
Antoni mbetet pa fjalë, kur Rudigeri, vampiri i vogël, vjen papritur ta kërkojë në shtëpi. Rudigeri ka rënë në hall. Familja e tij e ka përzënë nga zgavra për shkak të shoqërimit me njerëzit. Antoni i gjen strehë vampirit në bodrumin e pallatit. Mirëpo për Antonin është shumë e vështirë të mbajë larg bodrumit prindërit, si edhe fqinjët kureshtarë, të...
Zini një qoshk të ngrohtë dhe lexoni këtë përmbledhje me rrëfenjat e dimrit! Argëtohuni bashkë me ketrin dhe me rakunin, njihuni me pinguinët patinatorë e me plot gjëra të tjera. Ky libër i përkryer do t’ju argëtojë pa masë.
Ky libër është hartuar për fëmijë nga 1 deri në 3 vjeç. Për ta janë edhe këto përralla të shkurtra, me pak tekst, me fjalë të thjeshta e nganjëherë me rimë. Atyre u kushtohen edhe plot vizatime të mrekullueshme. Lexim të këndshëm të rriturve! Ëndrra të ëmbla vogëlushëve! Nuk ka vlerësime
Zbuloni botën e gjallë në këtë libër interesant që flet për natyrën. Mësoni se si zhvillohen farat, përse disa insekte janë vija-vija, si jetojnë pinguinët, pse kameleonët ndryshojnë ngjyrë dhe shumë kuriozitete të tjera që do t’ju habitin.
Ky libër i kushtohet Xhordan Benksit që kemi brenda vetes sonë.
Botuar në 1870, novela vazhdon ta magjepsë dhe ta angazhojë lexuesin, duke prezantuar, një udhëtim të pabesueshëm, në një botë aventurash dhe rreziku!
Nuk ka gjë më zbavitëse se sa të dëgjosh një rrëfenjë të bukur të lexuar me zë të lartë. Çdo libër ka gjashtë butona, të cilët do të luajnë për ju një përrallë klasike. Në këta libra të veçantë ju do të njiheni me: Kësulëkuqen, Hirushen, Borëbardhën dhe Flokartën.
Nuk ka gjë më zbavitëse se sa të dëgjosh një rrëfenjë të bukur të lexuar me zë të lartë. Çdo libër ka gjashtë butona, të cilët do të luajnë për ju një përrallë klasike. Në këta libra të veçantë ju do të njiheni me: Kësulëkuqen, Hirushen, Borëbardhën dhe Flokartën.
Me këtë ditar të veçantë, të fshehtat e zemrës, miqësitë, dashuritë dhe sekretet tuaja do të zgjasin përjetësisht.
Eja dhe zbulo 18 rrëfenja me zana. Njëra zanë të dërgon shumë të puthura, një tjetër të pëshpërit fjalë të ëmbla, një e tretë t'i përmbush të gjitha dëshirat. Kalo bashkë me to çaste të mrekullueshme.
Librat e mëdhenj me mozaikë përmbajnë nga 8 mozaikë, ku fëmijët do të njihen me kuajt e vegjël, Poni.
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!
Librat e mëdhenj me mozaikë përmbajnë nga 8 mozaikë, ku fëmijët do të njihen me gjallesat e ujit.
12 përralla të mrekullueshme të shoqëruara me ilustrime plot ngjyra. Shëtitni me to në botën e aventurave dhe të fantazisë.
Ngjyrosni yjet e kinemasë dhe yjet e kërcimit. Bëjini të shkëlqejnë duke i zbukuruar me diamante!
Librat e mëdhenj me mozaikë përmbajnë nga 8 mozaikë, ku vajzat e vogla do të njihen me princeshat e dtyre të dashura.
Me meloditë që përmban çdo libër, përveç kënaqësisë së leximit, fëmijët do të argëtohen duke shtypur butonat dhe duke formuar mozaikët.
Qeshni dhe argëtohuni me kafshët që do të takoni. Njihuni me personazhe të çuditshme që do ju shoqërojnë gjatë leximit dhe imagjinatës suaj.