Dashuria si një ndjenjë pasionante...
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Gjatë muajit janar, që përkon edhe me ditëlindjen e autorit, do të kemi për lexuesit e pasionuar pas këtij...
Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit,...
Gjinj dhe vezë paraqet një portret të gruas moderne në Japoni dhe tregon rrugëtimet intime të tre grave, teksa përballen me shtypjen dhe pasiguritë e tyre, për të gjetur paqe dhe të ardhme që mund ta quajnë vërtet të tyren.
"Gjinkallat e vapës", ne shohim lulëzimin e një talenti që refuzon të shkojë drejt të vërtetave të dukshme dhe kuptimeve pa ambiguitet.
Janë rreth 10.000 faqe të botuara që mbajnë dhe gëzojnë firmën dhe autoritetin e albanologut Shaban Demiraj. Kjo monografi I bashkëlidhet kështu natyrshëm gjerdanit të veprave dhe morisë së studimeve të autorit, duke ruajtur si e tillë edhe mëvetësinë e saj.
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
Romani është një udhëtim në kohëra, sisteme historike dhe kulturore, i një gruaje në një gjendje dyjëzimi mes jetës dhe vdekjes. Aty do të gjeni pasionin për jetën dhe zbulimin e universeve përtej shqisave të zakonshme.
Mira Meksi vazhdon ta mbajë të mbërthyer lexuesin në magjinë e novelave dhe tregimeve të saj në librin e ri “Hakmarrja e Kazanovës”.
Ka katër shekuj që pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk kanë reshtur kurrë për Hamletin. Shumica e tyre përmblidhen pak a shumë në pyetjen nëse ajo ngjarje që shohim në skenë mbulon një tjetër. Një tjetër që Shekspiri nuk mundte, nuk e lanë apo nuk donte ta thoshte.
Meri Lalaj, nje mesuese letersie dhe krijuese qe pati fatin te kaloje momente te bukura me personalitete te shquara te kultures dhe letersise shqipe gjate shekullit te XX, na le deshmine e saj per njohjet qe pati me ciftin Kadare vetem pak momente para se te largohej nga jeta
Nga autori i librit bestseller Fjalori Kazar, vijnë këto histori të tmerrshme dashurie.
Te gjithe lexuesit qe duan te njohin dhe kuptojne me mire dhe me qarte historine e Arberise dhe te arbneve, paraardhesve te shqiptareve, - keto dy libra jane zgjedhje shume e mire, pasi Akademik Pellumb Xhufi dhe Prof. Dr. Aurel Plasari jane dy autore serioze qe me punen e jashtezakonshme kerkimore, me arkivat dhe referencat shqiptare dhe te huaja e kane...
Një libër i mrekullueshëm... më i miri për nga trajtimi në thellësi i UÇK së... Do të jetë me interes si për specialistët në Kosovë, ashtu dhe për ata në Jugosllavi e Ballkan, si dhe për lexuesin e gjerë, që interesohet për një hyrje në temën e UÇK së për konfliktet e Kosovës të viteve '90.
Per here te pare vjen para lexuesit nje tjeter pamje e Adolf Hitlerit. Fotografi i tij, Heinrich Hoffmann rrefen miqesine e ngushte me njeriun qe trazoi boten, duke u ndalur tek ana e panjohur e tij. Ky liber vjen i perkthyer nga Bujar Hudhri dhe i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Onufri
"Hoteli Arbëria", sjell portretin e çrregulluar shqiptar në kapërcyellin kohor nga diktatura gjysmëshekullore në demokraci dhe, raportin e lidhjet njëqindvjeçare Shqipëri – Kosovë. Në qendër të kësaj pjese të sagës do të jetë mësuesi Qazim Berisha, shqiptar i Kosovës, të cilit nga fundi i viteve pesëdhjetë, atij do t'i humbasë çdo gjurmë. Pas përmbysjes...