Ky set përmban tre libra bazë për tu...
Subcategories
Administrimi i Integruar i Mbetjeve Urbane është një proçes tërësor me shumë hallka dhe opsione, që synon një mjedis sa më të pastër e me ndikim sa më minimal të mbetjeve në mjedisin përreth dhe në shëndetin e njeriut. Planifikimi i një sistemi kërkon një arritje sistemi.
Në këtë libër shtjellohen të gjitha të dhënat e domosdoshme për përzgjedhjen e shesheve të venddepozitës së Mbetjeve Urbane, kapacitetin e tyre, përshtatshmërinë, duke u bazuar në Kriteret Shkencore Gjeologjike në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të miratuara nga Komisioni Nr-14 Ndërkombëtar i IAEGG (International Association of Engineering Geology...
PSIKOLOGJIA E MJEDISIT përshtat një cikël leksionesh në të cilën pjesëmarrësit student do të jenë të angazhuar në mendimin kritik, problemet psikologjike që dalin nga lidhjet shkak-pasojë me burim prej ndikimeve mjedisore deri në ato të marrjes së masave për shmangien e tyre.
Ky material monografik synon që mbi bazën e studimeve ekzistuese regjionale dhe të atyre që janë kryer rishtaz në tokë (onshore) dhe det (offshore) të jap modelin strukturor, karakteristikat tektonike e paleogjeografike, si dhe mundsisht diçka mbi potencialin naftëgazmbajtës të depozitimeve që ndërtojnë UPA.
Një botim i shkëlqyer për bletën dhe bletërritësit, shkruar me profesionalizëm nga Keanthi Dhuci, një udhëzues praktik me informacion të pasur mbi bletët, karakteristikat dhe vlera që kanë produktet e bletës për njeriun; faktorët që ndikojnë në rritjen e prodhimit të mjaltit, si shtohen familjet e bletëve, shtegtimi dhe masat që merren nga bletërritësit
Inteligjenca artificiale është një nga drejtimet, ku shkenca po përparon me ritme shumë të shpejta në ditët e sotme. Zhvillimi i kësaj disipline po sjell sisteme bashkëbisedimi, si ChatGPT, që komunikojnë me ne sikur të ishin njerëz dhe që japin përgjigje apo zgjidhje po aq të sakta e të vlefshme, sa edhe ekspertët e radiologjisë, financës, sigurisë...