Catalog
Subcategories
Tragjedia “Antigona” , me temë nga cikli mitologjik teban, nis aty ku mbaron vepra e Eskilit "Të shtatët kundër Tebës".
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djaloshit Hakëlberi Fin.
Për Tom Sojerin kishte gjëra vërtetë më të rëndësishme se sa shkolla!
Një ndër komeditë më të njohura të Molierit, vë në dukje forcën e parasë dhe pushtetin që ka ajo ndaj njerëzve.
Romani “Evgjeni Grande” perben fillesen e “Komedise Njerezore”, e cila paraqet nje panorame te jetes pariziene pas renies se Napoleon Bonapartit me 1815.
Në komedinë "Koprraci" Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet koprracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim.
Libri i mirënjohur i Luis Karol përshkruan aventurat e mrekullueshme të Lizës, duke na futur në një botë magjike, ku asgjë nuk është e pamundur.
E dinë fëmijët e sotëm se çfarë janë marionetat? Historia e mrekullueshme me Pinokun mund të jetë e fundit që nuk bën fjalë për lodrat elektronike.Pinoku është një kukull druri, që çuditërisht mund të flasë.
Piter Pan është një karakter i krijuar nga shkrimtari skocez J. M. Barrie.
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë u shumëzua. Qe të mos i linte në mjerim, Prometeu shkoi te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë zjarri dhe ua çoi njerëzve.
Ju pëlqejnë maskat dhe vizatimi? Merrni lapsat me ngjyra dhe shkrini talentin te këto maska fantastike.
Një seri me rrëfenja tërheqëse plot me aventura dhe ilustrime të këndshme. Njihuni me aventurat që janë gati që ju t'i zbuloni. Njihuni me një djalë që shndërrohet në një Megaçun, duke u kthyer në një hero përherë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Do të njiheni dhe me një luan, që është frikacak si një lepur i vogël. Pirat Peti futet në shumë telashe...
Libra të përkryer për fëmijët që pëlqejnë argëtimin dhe aventurën. Le të nisemi së bashku me binjakët Beni dhe Blerta për të kërkuar dhe zbuluar 1001 sende dhe në të njëjtën kohë duke u argëtuar për të rregulluar makinën e kohës.
Seria "Libra me 18 melodi". Libri ka 18 butona. Duke i shtypur, vogëlushët do të dëgjojnë meloditë dhe do të mësojnë plot fjalë të reja.
Seria "Libra me 18 melodi". Libri ka 18 butona. Duke i shtypur, vogëlushët do të dëgjojnë meloditë dhe do të mësojnë plot fjalë të reja. Lexoni me ne dhe mësojini fëmijëve tuaj të apasionuar pas makinave tingujt më interesantë.
Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari, pyetësorë. Pamjet mahnitëse dhe shpjegimet e qarta u japin përgjigje të gjitha pyetjeve që bëjnë fëmijët për botën e kafshëve.
Në librin “Vjershat e shkronjave” do të gjeni një vjershë për secilën shkronjë të alfabetit. Janë krijime të shkurtra, të thjeshta dhe të lehta për t’u mësuar. Këto vjersha dhe ilustrimet fantastike do i ndihmojnë nxënësit të fiksojnë më mirë shkronjat.
Libri "9 miqtë e mi" është hartuar sipas fushave kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe shëndetësor.
Familja Draling jetonte në një shtëpi të madhe e të bukur. Ajo përbëhej nga prindërit, vajza e madhe Uendi, dy vëllezërit e saj të vegjël, Xhani e Mikeli dhe qeni Nana.
"Libri i Madh i Aventurave" përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura.
Për faj të një gabimi të pafalshëm të të mjerit këshilltar Pepo Peponi, Rikardi, djali dembeli kontit Rrumbullan, emërohet kalorës i Kontesë.