Ky roman është një eksperimentim narrativ bazuar mbi një tekst mitobiografik, të cilin e ka realizuar nën frymëzimin e shkollës milaneze të romanit. Ky libër botohet njëherësh edhe në italiasht edhe në shqip. Autori ka fituar çmimin ndërkombëtar Montefiore në vitin 2016 me librin e tij Codice Kanun.
Në këtë vëllim gjendet edhe "Letra e lamtumirës së poetit", shkruar pak çaste përpara të shtënës me precizion të lartë mbi vete, letër e cila përmbyllet me një post–scriptum që, pa e ndryshuar atë ton vetironizimi dhe sarkazme mortore që përshkon gjithë veprën e vet, fundon me premtimin e një vijimi shkrimi post-mortem:
Kosta Palamas është ndër tregimtarët dhe poetët më të mirë të letërsisë klasike greke të shekullit të XX dhe novela e tij “Të jesh i bukur dhe të vdesësh” i rikthehet komunikimit me lexuesit shqiptar pas rreth 30 vjetësh
Çfarë është AntiPinoku? Procesi i të shndërruarit nga njeri në marionetë? Apo nga adult në ‘infans’ (në sensin e kujt nuk di të flasë)? Kjo përmbledhje me tregime të shkurtra është një serënditje fshehkash (lexo si vend0shehjejesh, të vërtetash dhe të vetvetes). 6 tregime nomade dhe pa atdhe
What is there to do when coming to the old Bazaar? It is located at the entrance of the city, right next to “Shën Gjergji” Boulevard and the Touristic Information Center. The bazaar is a magnet that attracts many a tourist during each time of the day, with activities stretching until the night hours. It has indeed plenty to offer throughout the day....
Kur shkruan poezi, je njëkohësisht njeriu më kujdesshëm dhe më i pakujdesshëm në botë. Mbase kjo është dilema ekzistencialiste mes të dhënurit formë dhe të qënurit i lirë. Poezia e Aldo Shpuzës vjen si një tërësi reflektimesh të thella: Këtu qëndron një prej veçantësive individuale të tij, ku urtësia vjen natyrshëm, pa stërmundime racionale, dhe thellësia...
Libri me poezi i titulluar “Por…” konsiston në 5 episode. Katër episode e para përmbajnë nga dhjetë poezi dhe skena nga episodet paraprake ka 10 poezi të përkthyera në gjuhën angleze. Pas çdo episodi, janë cituar nga dy thënie të këngëtarit legjendë, Jim Morrison.
“Një Antologji e vogël e vdekjes” vjen tamam në kohën kur jeta dhe vdekja, që prej Luftës së Dytë Botërore, para 75 vjetëve e deri më sot, nuk kanë qenë ndonjëherë më afër. Nuk kanë qenë ndonjëherë më të miqësuar dhe më bashkëudhëtarë. Konsiderohet nga ato libra xhepi, për të dy xhepat e xhaketës. Shkojnë bashkë, ecin bashkë dhe lexohen bashkë…
Nje vere me Migjenin - nga Lazer Radi. Ne Korrik te vitit 1936, autori i librit ka jetuar se bashku me Migjenin ne Puke, ku ky i fundit punonte si arsimtar. Ne kete liber Radi ka hedhur kujtimet e tij per mardheniet e tij me shkrimtarin e njohur
“Balada e buburrecit”, kalon nga personalja e autorit, te kombëtarja (kryesisht te lufta dhe paslufta në Kosovë), duke pretenduar universalen, shpërfaq realitetin e hidhur që prodhon krizën personale dhe kombëtare. Për kah struktura, ky libër, i shkruar me fjali të shkurtra dhe i karakterizuar nga një stil fragmentar, refuzon mënyrën tradicionale të...
Po zgjedh jetën me të gjitha shëmtitë e saj, me të gjitha mashtrimet që na ofron përditë
Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.
Ky libër nuk niset nga ndonjë dogmë apo metodë të përcaktuara si të vetmet e vlefshme. Në të vërtetë ai kërkon të përvijojë zhvillimin e estetikës muzikore duke u nisur nga shekulli i tetëmbëdhjetë dhe, në të njëjtën kohë, përpiqet të përzgjedhë nga tradita atë që mund të jetë domethënëse në të tashmen. Sistemi i estetikës nënkupton historinë e saj, ndaj...
Libri përshkruan një histori nga Lufta e Dytë Botërore në qytetin e Beratit. Në libër bëhet fjalë për një ushtar italian i cili kthehet nga lufta italo-greke në gjendje të mjeruar, strehohet nga një familje beratase në lagjen e mirënjohur të Goricës.
Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton.
Libri sjell sagën e familjes Neshov, të vendosur në sfondin e Norvegjisë Veriore në prag Krishtlindjesh, me vitrinat e zbukuruara mjeshtërisht; tre vëllezër, shpirti i të cilëve ka shumë brenga. I shkruar bukur e plot mister, ky është portreti i një familjeje që mbart në vetvete të fshehta e të pathëna. Mos është kjo koha më e përshtatshme për të...
Ky liber eshte nje fKy liber eshte nje fenomen boteror, - qe ka kryesuar listat e shiteve ne Amazon gjate fundvitit dhe tashme vjen edhe ne shqip, permes shtepise botuese Botart. “Akti krijues” është një kurs studimi i bukur dhe bujar që ndriçon shtegtimin e artistit si një rrugë që mund ta ndjekim të gjithë. Ai distilon urtësinë e mbledhur nga puna e...
Studiuesi dhe sociologu Gezim Tushi vjen me nje tjeter liber per rolin e individit te angazhuar dhe ndikimin qe ka sot ne shoqeri, sidomos me rritjen e zhvillimin e rrjeteve dhe te teknologjise
Luçia është një anesteziste që, përveç se në spitalin civil, punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri. Njëri iu siguron pacientëve të vet të pasur, të rinj dhe të shëndetshëm, gjithë çka është e nevojshme për të vdekur në mënyrën më të rehatshme të mundshme. Tjetri mundëson mposhtjen e vdekjes përmes krionizimit.
Meri Lalaj, mikeshë e afërt e Lasgushit, njëherësh studiuese e letërsisë, vjen me një tjetër libër për lirikun e madh të letrave shqipe. Kësaj radhe janë mbledhur të gjitha dëshmitë e jetës së Lasgushit në qytetin e tij të lindjes.
Autorja Ana Tisi sjell nje botim special me perralla te cilat jane ndertuar mbi konstantet universale njerezore si dashuria, falja, xhelozia, egoizmi i papërmbajtur, cmira apo babëzia dhe qe kane vlera te forta edukative dhe zbavitese per lexuesit e vegjel