Një roman i jashtëzakonshëm, që të shtang...Autorja di të thurë një rreth me intuitën e një magjistareje.
Me një realizëm të ashpër që ngjason me poezinë, Rosa Liksom tregon takimin midis dy fateve, midis botës mashkullore dhe femërore, por në radhë të parë udhëtimin në fundin e një perandorie që duket se shpërbëhet në shenjat e para të shkrirjes, në zemrën e një populli krenar por të zhgënjyer, të ashpër dhe sentimental, që jeton në nostalgjinë e përjetshme...
Kampionati ka mbaruar dhe tani nuk mbetet veçse finalja e madhe. Kokaret kundër Akademisë Blu, ish-skuadrës së Tomit. Është sfida që kapiteni dhe shokët e tij e presin ngaherë, rasti për t’i dhënë një mësim Lorisit të padurueshëm… dhe, sidomos për të treguar që e tyrja është një skuadër e përbërë nga miq të vërtetë! Duke filluar nga mosha tetëvjeçare
Aliu i nderuar është personi i parë që të vjen ndërmend në mes të sahabëve të Profetit kur përmendet trimëria. Mirëpo, të thuash se ishte veç shembull i guximit dhe trimërisë është t’ia pakësosh vlerat në shumë pakogjë. Me artikulimin e emrit të tij artikulohet njëherazi dhe çdo përmbajtje e thellësive në botën shpirtërore të një njeriu.
Kjo novele eshte reflektimi model i jetes njerezore ne momentet e mbrame dhe sfida e madhe per t’u perballuar me stermundimet e trupit dhe me vdekjen.
Në të dhënat e shumta për shtetin epirot, që renditen në këtë punim nuk gjendet ndonjë gjë e përbashkët mes epirotëve dhe grekëve. Epiri qëndron përherë jashtë komunitetit grek. Shteti epirot nuk imiton institucione greke. Monarkia e Ajakidëve ka afri të dukshme në struktura konstitucionale vetëm me monarkinë e Antigonidëve të Maqedonisë dhe me mbretëritë...
Në themel të romanit janë vendosur fakte deri më sot të panjohura, të cilat autori, që i ka kushtuar studimit të Procesit të Nyrenbergut shumë vite të jetës së tij, i ka vjelë nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët.
Poeti Roni Kacorri vjen me një përmbledhje poetike, e cila sjell një refleksion të thellë për realitetin në të cilin jetojmë, për zhvendosjet fizike dhe shpirtërore, kujtimet dhe pakënaqësitë e qenies, përmes metaforash dhe teknikash poetike të veçanta.
Tomi dhe shokët e tij nuk arritën ta fitonin vendin e parë në finale e madhe të kampionatit, por humori i tyre është në qiell: traineri, në fakt, njoftoi se do t’i çojë të gjithë në Paris, ku djemtë do të luajnë një botëror të vogël futbolli. Për Kokaret do të jetë një transfertë… në penalltinë e fundit. Duke filluar nga mosha tetëvjeçare
Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
Në këtë studim autori jep të dhëna historike sidomos mbi popullsinë e Maqedonisë Perëndimore. Ajo që është kryesorja në këtë libër, autori, i bazuar në studimet e arkeologëve më të njohur, provon se në Maqedoninë Perëndimore, në dy mijëvjeçarët e fundit para e. s., ka banuar popullsi kryesisht ilire
Kjo është një nga përmbledhjet me tregime më të arrira të autorit Faruk Myrtaj, i cili mbetet një nga tregimtarët më të mirë të viteve 90 në Shqipëri.
Janë dyzet poezi të shkruara me sqimën e një poeti. Emigranti, shtegtar i përjetshëm, midis brigjesh dhe ndarjesh, të cilit poezia i doli si ulërimë e shpirtit. Megjithatë vargjet e tij nuk janë rebele edhe pse ka jetuar midis sfidash.
50 sekrete të pathëna që ndihmojnë në diplomimin, punësimin dhe karrierën, por jo vetëm (Askush Nuk i Tregon Këto!)
Eureka street - një nga librat më të bukur të letërsisë irlandeze.
Në këtë vëllim të dytë të serisë bestseller CITY SPIES, shkruar nga fituesi i çmimit Edgar, James Ponti, skuadra e agjentëve sekretë rikthehet për një tjetër aventurë ndërkombëtare. Një aventurë e mbushur me adrenalinë për një mision shumë të rëndësishëm: të mposhtin krimin dhe të krijojnë një botë më të mirë! Mosha e leximit: nga 9 vjeç.
Bota e Ramonës është libri i tetë në serinë shumë të njohur Ramona Kuimbi nga autorja Beverly Cleary. Botuar në vitin 1999, Bota e Ramonës u shkrua pesëmbëdhjetë vjet pas librit paraardhësit të saj, Përgjithmonë Ramona dhe është libri i fundit që Cleary publikoi.
Pas shumë sprovash, konkursesh, pjesëmarrjesh në antologji, Babeta Rexhepi shfaqet para lexuesit me vëllimin e saj poetik. Ndonëse vjen nga fusha e mjekësisë, Rexhepi sjell një botë të sajën, plot ndjeshmëri dhe përjetime nga bota njerëzore, duke përdorur teknika të shumta poetike
Në këtë biografi, gazetarja e muzikës pop, Karolina Sullivan, e cilëson udhëtimin magjepsës të Duas si një nga më frymëzuesit e popit, sidomos me turin “Future Nostalgia”. Ky është portretizimi më i thelluar deri më tani i një ylli të popit në kulmin e famës së saj. SI ARRITI TË BËHEJ DUA LIPA NJË IKONË E KOHËVE MODERNE.
Seria e Jeronim Stilton vijon me nje tjeter liber te ri: Keshtjella e 100 rrefenjave, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi. Ne boten supermiusherore kesaj radhe do te njiheni me nje keshtjelle misterioze…
Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.
Një libër mbi emigracionin shqiptar në Francë që nga koha e stradiotëve shqiptarë që i shërbyen mbretërve francezë dhe me pas në fundin e shekullit XIX, me figura si Faik Konica etj.
Midis Drinit dhe Vjosës përmban një prej koleksioneve që Maximilian Lambertz mblodhi e përzgjodhi prej botimeve shqiptare të shekullit të romantizmit e në vijim, të cilat duket qartë se i njihte tërësisht; nga shtypi letrar dhe ai politik i fillimeve të periudhës shtetërore; si dhe nga bartësit jo të pakët që takoi vetë gjatë qendrimit në Shqipëri.
Një plak dhe dy fëmijë, pas një furtune që i zë në det, bien në një ishull të shkretë. Atje i pret një betejë e vështirë mbijetese. Megjithëse larg familjes dhe të afërmëve, si dhe larg mundësive që ofron qyteti, jeta gjithsesi vazhdon. Ata tashmë janë të detyruar të formojnë një jetë të re në këtë ishull të padëshiruar. Tre miqtë e ngushtë hedhin hapa...
Don kishoti dhe Sanço janë bashkëbisedues idealë. Ajo që e lidh Donin me shqyrtarin e tij, është pjesëmarrja e ndërsjelltë në atë që quhet ‘’rregulli i lojës’’, ndërsa ndërsjelltësia e tyre është një dashuri noprane për sho-shok. Nuk di të ketë në letërsinë perëndimore një tjetër miqësi që të mund të përqaset me të, me një fjalë, që të mbështet kaq...
Ky libër është sprova e parë e autorit me tregime të shkurtra. Ai përfshin 100 tregime të shkruar ndjeshmë që mbajnë ngeshëm interesin e lexuesit.