Vili Minarolli BDI0270
New product
Romani është një përgjigje e mënyrave se si mbahej gjallë sistemi diktatorial në Shqipëri, cilat ishin dilemat dhe pse-të që e çonin qenien në zgrip ekzistencial. Ai shndërrohet kështu në një dëshmi letrare, nëpërmjet së cilës zbulohen tronditjet psikologjike, misteret, hakmarrjet dhe metodat e përdorura për tjetërsimin e njeriut në diktaturë.
47 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
ISBN | 9789928217226 | |
Viti i botimit | 2016 | |
Romani "Apokalipsi", na paraqitet me disa veçori të stilit dhe të përmbajtjes, por edhe nëpërmjet një teknike të veçantë narrative, që e shquajnë nga veprat e mëparshme të autorit. Përshkrimet e sakta, deri në hollësi, të mjedisit dhe personazheve, meditimet autoriale rreth individit, shoqërisë dhe ideologjisë komuniste, ushqejnë faqe pas faqeje ankth, shpresë dhe zhgënjim te lexuesi.
Lloji i botimit | Hardcopy |
pages | 416 |
ISBN | 9789928217226 |
Viti i botimit | 2016 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libra |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përmbledhja me tregime Fytyra dhe maska, e shkrimtarit Vili Minarolli, na paraqet, përmes vështrimesh të mprehta, pamje të realitetit tonë bashkëkohor.
Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit Trafikantët. Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.
Libri me tregime Ndodhi nga xhungla vjen si një apoteozë e realitetit të viteve 90 e më tej, me ngjarjet e vrullshme, skenat, prapaskenat dhe të gjitha zhvillimet, që pasqyrohen qartë përmes rrëfimit të veçantë të Minarollit. Narracioni i shkrimtarit është sa i thellë, aq dhe dinamik, sa i vërtetë, aq dhe tronditës.
Emigrantët shqiptarë të sheshit Omonia, ndoshta e njohin këtë kafene? Apo një tjetër të ngjashme me të? Ngjarjet që trajtohen në këtë vëllim me tregime bazohen tërësisht në aktualitetin shqiptar, në shtjellat ku është përfshirë shoqëria jonë në tranzicion.