Pas rreth 40 vitesh nga dalja e dispensës mbi Historinë tonë të Muzikës, del për herë të parë libri “Historia e muzikës shqiptare” si kontribut i punës disa vjeçare të Prof. As. Nestor Kraja. Ky botim i mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë pasqyron trajektoren e zhvillimeve muzikore shqiptare nga bulëzimet profesionale...
Kur cunami u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Sita, mbetën jetime dhe pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale dhe të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku çmimi më i madh është pafajësia...
I saktë, ironik dhe i mprehtë si bisturi, lapsi i Tommy Wieringas përshkruan nuancat më delikate të një marrëdhënieje bashkëshortore dhe një burrë që lufton me pushtetin dhe brishtësinë. Të gjithë jemi paksa të ngjashëm me të në pamundësinë e mungesën e dëshirës për të hequr dorë nga vetja dhe për të kuptuar tjetrin. Dhe ai pyet veten se çfarë është...
“Libërthi i dashurisë”, fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, është një rrëfim që, duke nisur prej perspektivës personale të autorit, kërkon t’i shpërfaqë kotësinë dhe rëndomtësinë e jetës moderne, duke i ndërthurur gjithnjë me pozicionin e artistit në shoqëri.
Botimet Living prezantojnë librin më të ri për fëmijë “Gëzuar ditëlindjen, Pepa”.
Në këtë libër ngërthehet me mjeshtëri trilli letrar me kronikën e një ngjarjeje të jetuar, duke u përftuar kështu një roman që pasqyron me realizëm një periudhë të parë të tranzicionit shqiptar, por në mjedisin universitar, rrallëherë i trajtuar nga autorët tanë. I gjerë, i thellë, me një konflikt absurd në vetvete, por aspak i tillë për logjikën e atyre...
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.
Vetë autori e quajti këtë novelë "një roman i vogël" dhe pavarësisht se vepra ka shumë nga veçoritë e tregimeve të tij të shkurtra, ai kombinon në të një sërë temash të preferuara të tij e të njohura prej lexuesit. Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te...
Libri i pare teresisht dedikuar paraadoleshences, te treguar dhe te hetuar nga dy eksperte te medhenj te psikologjise se moshes evolutive. Libri permban test vetevleresimi, filmat për t’u parë së bashku me fëmijët tuaj dhe dekalogun e gjërave për t’u bërë e për të mos u bërë
Gjyshja Mejvis dëshiron të gatuajë për ditëlindjen time, gjë që mund të jetë një katastrofë!
Ky roman është magjepsës, tejet origjinal, i shkruar bukur, me fantazi dhe zbulime befasuese. Megjithëse voluminoz lexohet me një frymë, sepse aventurat e heroit të vockël janë prekëse dhe me imagjinatë. Tobi është një hero i vërtetë. Mbajeni mirë mend emrin e tij, sepse tashmë ai bën pjesë në panteonin e personazheve të mirënjohur aventurat e të cilëve...
Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin! Fillon kampionati
Libri i autores australiane Bronnie Ware “Pesë pengjet më të mëdha të jetës”, është një nga librat e lexuar me shumë kuriozitet nga miliona njerëz.
Kjo përmbledhje e përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze nga Rabin-dranath Tagore fitoi Çmimin Nobel në vitin 1913, si një nga përmbledhjet më domethënëse me poezi të shkruara në histori, me arsyetimin e Komitetit të Çmimit Nobel si vijon: Për shkak të vargut të tj thellësisht të ndjeshëm, të freskët e të bukur, me të cilin me një afinitet të përsosur, ai...
Yunis nuk mund ta besojë se ai është lojtari drejtues i Unites. Kjo duhet të jetë koha më e lumtur e jetës së tij, por babai dëshiron që ai të lërë futbollin dhe të punojë më shumë në shkollë. A mundet Yunis ta bindë babain që ti bëjë të dyja apo duhet që ta lërë përgjithmonë atë që i pëlqen aq shumë në këtë moment. Qëndro me ne edhe këtë seri me të...
Një kryevepër, që nuk duhet humbur e shkrimtares holandeze që ka marrë shumë çmime, ku shijohet fitorja e më të dobëtit, e rrëfyer rrjedhshëm e me një ironi therëse të shëndetshme. Nuk ka kufi fantazia në këto 40 histori që tregojnë situata nga më të ndryshmet që duken normale po në fakt gjithmonë shpalosin aventura dhe një problem për t'u zgjidhur.
Si një eksperte dhe pasionante e ushqimit, Diola mblodhi të gjitha grimcat e kësaj fushe vetëm për të sjellë në dritë librin kushtuar të ushqyerit të shëndetshëm. Libri i ri “Shëndeti si art dhe shkencë” sjell përvojat e saja kërkimore, të mbështetura në studime për një ushqyerje që sjell shëndet dhe energji në jetën e secilit prej nesh.
Te E fiksuar pas dyqaneve për beben ju paraqesim të famshmen Beki që punon në dyqanin më të ri të Londrës, The Look, që së bashku me Lukun po kërkojnë shtëpi (dëshira e saj e fshehtë është të ketë një dhomë këpucësh) dhe është shtatzënë!
Akademik Bahri Beci ka lene nje tekst Abetareje, permes te ciles vogelushet mund te mesojne lehtesisht shkronjat e para te gjuhes shqipe.
Ky është libri i parë në shqip i Maxim Osipov, i vlerësuar si Çehovi i ditëve tona. Ai është kardiolog me profesion, por përmes artit ka arritur që të bëjë kirurgjinë e mendjes njerëzore, të jetës në ditët tona, duke na sjellë një koleksion në prozën e shkurtër i vlerësuar jashtëzakonisht në Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Nga autorja e romanit Pas asaj vere, vjen nje tjeter romance mberthyese, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dritan.
Është një nga librat e rrallë që është shkruar për Arbërinë e fillimshekullit të XVI dhe për një personazh pak të njohur nga historiografia e sotme, si ai i Mërkur Buas, i njohur si princi i Peloponezit dhe kalorës i Epirit. Kjo vepër është përkthyer nga greqishtja e vjetër nga studiuesi Altin Kocaqi dhe ishte vepra e fundit që përfundoi para vdekjes së tij
Në këtë album me format të madh dhe të ilustruar shumë bukur, gërshetohen dhe kujtime të vetë piktorit apo impresione të letrarëve të mëdhenj të asaj kohe mbi shqiptarët e fustanellave.
Në librin Gratë për të cilat mendoj gjatë natës, Mia Kankimaki ndërthur shkrimet e udhëtimit, me kujtimet dhe biografinë. Ajo na rrëfen udhëtimet e saj magjepsëse në Japoni, Kenia dhe Itali, teksa përpiqet të gjejë pika takimi me rrugëtimin e dhjetë femrave frymëzuese të së shkuarës.