Ky set përmban tre libra të botuar...
A mund të jenë të lumtur fëmijët kur nuk punon interneti? Mos ndoshta gjyshja duhet ta bllokojë ndonjëherë sinjalin? Zbuloni aventurën gazmore plot humor dhe mesazhe pikante nga autori gjerman Marc-Uëe Kling. Mosha e rekomanduar për lexim: 6+.
Një botim që vjen së fundi në shqip; një këndvështrim i ri për gjuhën etruske dhe raportet me gjuhët e tjera, përfshirë gjuhën shqipe dhe zhvillimet e saj. Një botim që vjen në shqip falë përkthimit të Krenar Hajdërit
Ky roman është i dallueshëm për portret e tij të hollësishëm të popullit, kulturës dhe feve të ndryshme të Indisë.
Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.
Elfi ka qenë gb jithmonë më e bukura. Ajo ka stil, ide brilante, kur e dëgjon, mban ijët me dorë; kryeqytetet e botës e mbulojnë me para, mjaft që ajo të luajë në piano. Po burrat? Burrat i bien në gjunjë, pa përjashtim!
The photo in this album we submitted as part of a two – month social media competition. Participants were challenged toshare their experiences of the stunning region, using the hashtag #ourlakeohrid. From over 400 photografs submitted, 50 winning entries were chose to feature in this album to celebrate the rich natural and cultural heritage of the Lake...
Së shpejti Shtëpia botuese “Fan Noli” vë në qarkullim një libër shumë të rëndësishëm mbi inteligjencën artificiale me titull "Epoka e inteligjences artificiale" Ky libër është bestseller ndërkombëtar, i shkruar nga tre mendjet me te spikatura te kohes tone. Libri hidhet ne qarkullim pas dates 21 shkurt 2024. Porosite qe tani online tek Bukinist.al
Kjo është historia e vajzës Rozi Revere, që ëndërronte të bëhej një superinxhiniere. Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët që fshihen pas librit “Igli Pek, arkitekt”, krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?
Rrugëtimi do t’i çojë në një vend që rreh me ritmin e zemrës, të shqiptuar në të gjitha gjuhët e botës. Është Teshima, një ishull i largët në jugperëndim të Japonisë, ku ndodhet Arkivi i Rrahjeve të Zemrës.
Pas "Dëgjoje zemrën time" që pushtoi zemrat e lexuesve të vegjël, vjen në shqip libri "Një shkollë për Lavinjën", një rrëfim që emocionon lexuesit e të gjitha moshave! Një libër i këndshëm, që të bën të mendosh për mirësinë e shpirtit të Lavinjës dhe rëndësinë e miqësisë dhe dashurisë! Nga Bianca Pitzorno, shkrimtarja më e madhe italiane, që e krahasojnë...
Udhëzues praktik për vajzat që fillojnë shkollën 9-vjecare. Gjithcka që ato duhet të dinë për tu përballur më mirë me më shumë detyra, mësues, shokë dhe shoqe.
Ky libër përfshin dramat: Makineria Hamlet, Kuartet, Breg deti i plaçkitur, Medeamaterial, Peizazh me argonautët, Drama e zemrës, Une jam engjelli i deshperimit, Engjelli fatkeq, Projekti 1975
Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
Nje liber fantastik vjen ne prag te Krishtlindjeve nga shtepia botuese Muza: Nje dhurate e vogel per te gjithe vogelushet qe besojne ende ne magjine e Santa Clausit dhe dhuratave poshte pemes.
Në disa vende të botës, ky libër është këshilluar të futet në metodikën edukuese të arsimit parashkollor dhe të ciklit të ulët. “Botë e larmishme” është pjesë e katalogut të Gemser Publication 2020 dhe botimi i parë në një gjuhë të huaj vjen në një kohë rekord në shqip nga Shtëpia Botuese “Muza”.
Një udhërrëfyes për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës
Letra për mbretin është historia drithëruese e betejës së një djaloshi kundër së keqes, që shtillet e pështillet në një botë të magjepsur kalorësie, guximi dhe miqësie të vërtetë...
I botuar për herë të parë në Britaninë e Madhe në vitin 1979, "Im ungj Osvald" është njëra nga veprat më të njohura të Roald Dahlit.
Harrojeni idenë se të bësh punë brenda në shtëpi është e bezdisshme: Mësoni si të realizoni instalime të vogla, si të rregulloni, por edhe disa nga të fshehtat e ndriçimit. Ndiqni këshillat për të realizuar punime druri, guri, etj
Through the annual Tirana Photo Festival and seasonal photo contests organized for more than 2 years through Visit Tirana, we have documented and exhibited dramatic changes oin the city of Tirana and its surroundings in the last few years
“Këtu është parajsa” është një rrëfim i ndjerë për odisenë e një familjeje emigrantësh shqiptarë në ishullin Rodos të Greqisë. Ky roman i kushtohet heronjve të heshtur shtegtarë, që mbartin me vete detin e mallit, të vetëflijimit, mbijetesës e dashurisë.
Me një stil të drejtpërdrejtë dhe thellësisht të sinqertë, në distancën e duhur nga një material autobiografik, ende me dhimbje të gjallë, një rrëfim-çlirim, në të cilin Justine Lëvy nuk fsheh asgjë nga vuajtja e saj e brendshme dhe duke qortuar pa mëshirë veten, ngre për kontrast boshllëkun e errët të atij që i qëndronte pranë.
Në këtë libër, do të gjeni qartësime që për mua kanë luajtur e luajnë një rol të rëndësishëm për të kuptuar jetën. “Si qëndrojnë Jeta dhe Vdekja”. “A është e ndarë Jeta nga Vdekja apo janë një?”