Grate per te cilat mendoj gjate nates View larger

Grate per te cilat mendoj gjate nates

Mia Kankimaki A-008253

New product

Përshkrim i shkurtër

Në librin Gratë për të cilat mendoj gjatë natës, Mia Kankimaki ndërthur shkrimet e udhëtimit, me kujtimet dhe biografinë. Ajo na rrëfen udhëtimet e saj magjepsëse në Japoni, Kenia dhe Itali, teksa përpiqet të gjejë pika takimi me rrugëtimin e dhjetë femrave frymëzuese të së shkuarës.

More details

4 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Muza Botime
ISBN9789928361080

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Jetët e këtyre femrave nuk kanë ndjekur trajektoren tradicionale. Ato kanë thyer tabutë e barrierat dhe kanë arritur gjëra që kurrsesi nuk priteshin prej tyre. Një pjesë e mirë e tyre janë artiste dhe shkrimtare, femra me natyrë të tërhequr, që nuk kanë pasur familje apo fëmijë dhe marrëdhëniet e tyre me meshkujt kanë qenë të pazakonta. Ato kanë udhëtuar apo janë shpërngulur në vende e kultura të tjera dhe kanë mundur të revolucionarizojnë jetën e tyre edhe në moshë të kaluar.

Çfarë mund të bëjë një grua dyzetecavjeçare pa fëmijë?

E mërzitur me jetën e saj, e bllokuar, autorja e këtij libri, Mia Kankimaki, braktis punën, shet apartamentin dhe vendos të udhëtojë nëpër botë, duke ndjekur shtigjet e femrave eksploruese dhe artiste, të cilat e kanë frymëzuar prej kohësh.

Ajo fluturon për në Tanzani e më pas për në Kenia, për të parë me sytë e saj ku ka jetuar më 1920, e famshmja Karen Bliksen, autorja e librit të mirënjohur “Jashtë Afrikës”.

Në Japoni, Mia përpiqet të kapërcejë gjendjen e trishtuar teksa kryen kërkime për artisten bashkëkohore me famë botërore, Jajoi Kusama. Në Itali, Mia i shpenzon ditët në kërkim të punëve artistike të grave të harruara të periudhës së Rilindjes, dhe më në fund arrin të gjejë heroinat e saj në portretet e Sofonisba Anguisolës, Lavinia Fontanës dhe Artemisia Xhentileskit.

Nëse këto gra qenë në gjendje të ishin të suksesshme qindra vite më parë, përse të mos jetë edhe Mia?

Gratë për të cilat mendoj gjatë natës është pjesërisht një shkrim kushtuar udhëtimeve dhe pjesërisht një eksplorim emocionues i aventurave të grave të së shkuarës, të cilat sfiduan pritshmëritë me qëllimin për të parë - dhe për të ndryshuar - botën.  

Data sheet

pages496
ISBN9789928361080
RedaktoriKlodiana Metani
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlir Pustina
I ri1