Edhe ky roman është pjesë e serisë “Klubi i vrasësve të grave” i Patterson, i cili është autori që ka shënuar më shumë shitje librash në mbarë botën. Edhe kësaj radhe vazhdon historia e dedektives Lindsay Boxer me kolegët e saj për të zbuluar të vërtetën e një bande të maskuar si policë që vrisnin njerëz të pafajshëm në rrugët e San Francsicos
Për herë të parë një botim i plotë për Ismail Qemalin si LIDERSHIP Një libër që duhet ta ketë çdo shqiptar në bibliotekën e tij! Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë libri non-fiction, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023.
Ky është një udhëzues i aftësimit të vëmendjes për të prishur ciklin e prindërimit reaktiv e për të rritur fëmijë të dashur e me vetëbesim. Fëmijët që rriten me dashuri dhe durim i përftojnë edhe vetë këto cilësi. Me këtë udhëzues të hollësishëm, do të shihni se si “reagimet tuaja autopilot” mund të sjellin të mira në planin afatgjatë jo vetëm për fëmijët...
Hyrje në teoritë klasike dhe moderne të demokracisë, nga Aristoteli deri sot. Klasifikimi i vendeve sipas performancës dhe pozicioni i Shqipërisë. A ka deficite të demokracisë Bashkimi Europian dhe parashikimi për të ardhmen.
Të panumërta janë variantet e ciklit të vjetër të legjendave për mbretin Artur e që vijnë ndoshta qysh prej shekullit XII, zanafillat e të cilit humbasin nëpër labirintet e letërsisë së vjetër angleze e franceze ende të pazbuluara plotësisht. Libri ynë është një interpretim romantik i aventurave magjepsëse të kavalierëve dhe damave të tyre.
Historia Botërore dhe Qytetërimi është një vepër madhore, me 12 vëllime, një enciklopedi e vërtetë që i rrok thuajse të gjitha fushat e jetës: Historia Botërore dhe Qytetërimi 7: Mbretëritë e fuqishme të botës nga Luigji XVI deri në ditët e fillimeve të kohës së re. Luftërat fetare në shekullin e Luigjit XIV: Luftërat fetare Anglia dhe Skocia e shek. XVI...
Tregimet e Lu Xunit mishërojnë një frymë të realizmit të matur. Ai u shkëput nga forma ekskluzive e rrëfimit tradicional kinez, që shkruhej vetëm në kapituj, duke krijuar një formë të tregimtarisë. Prandaj, Lu Xuni konsiderohet si babai i letërsisë moderne kineze.
Një “thriller” historik, tronditës e befasues mbi rrjetin e spiunazhit që rrënoi një komb të tërë. Në një botë të pushtuar nga frika, kujt mund t’i besosh?
Libri pasqyron dhimbjet përpëlitjet e të mbijeturave gjatë luftës në Kosovë, ku qëllimi kryesor është vëtëdijësimi se çfarë kanë përjetuar gratë gjatë luftës dhe më çfarë përballen ende të mbijetuarit.
"Libri i emrave të humbur" nga Kristin Harmel është një roman historik triller i mrekullueshëm, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Francën e Luftës së Dytë Botërore. Ngjarja ka në qendër Eva Trob Abrams, një vajzë e re hebreje e lindur në Paris nga prindër emigrantë polakë, të cilën rrethanat e përfshijnë në një operacion klandestin, për të prodhuar...
Seria e Tom Gejtsit vazhdon serish per lexuesit e vegjel. Ne gjuhen shqipe vjen libri i 11-te, ndersa per lexuesit jashte vendi vazhdon bestselleri absolut nderkombetar me serine e 13-te dhe te 14-te.
Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.
SHIHEMI NJË NGA KËTO DITË rrëfen dashurinë, por edhe dhimbjen, duke shpërfaqur një mijë aspektet e shpirtit njerëzor, rrëfen miqësinë më të fortë e të larmishme, miqësinë më të brishtë, por edhe më jetëgjatë: atë mes grave.
Një rrëfim që përpiqet t'u tregojë fëmijëve, por edhe prindërve, një udhë si të dalin nga gracka e klikimit pareshtur, për t'u bërë aktorë të jetës së tyre dhe për ta shijuar atë përtej ekraneve të celularëve.
Shumica e fëmijëve e kanë një vëlla apo një motër. Matilda ka një gjyshe, që jeton me të dhe nënën e saj. Gjyshja është paksa e çuditshme, me flokë ngjyrë portokalli, rroba që i farfurinë, di të bëjë vertikalen dhe është kampione në videolojëra. Nganjëherë flet vend e pa vend, është e vërtetë, por Matilda e do dhe e ka aleate në familje. Dhe kur nëna e...
"'Gruaja brenda meje" - një histori e guximshme dhe çuditërisht prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën. Libri hidhet ne qarkullim pas pak ditesh nga shtepia botuese Mediaprint
Botimet Living prezantojnë vëllim e parë të Sagës së Kazaletëve “Vitet e pafajësisë”, nga Elizabeth Jane Howard! Kryevepra e radhës, në stilin e Sagës së Forsajtëve, një fenomen dhe sukses mbarëbotëror -Rebecca Radner, "San Francisco Chronicle"
"Aurelia" është novela e fundit e shkruar nga Gerard de Nerval dhe është një përjetim i ëndrrave, i fiksimeve dhe i marrëzisë. Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu.
Emmanuel Carrère është përpjekur të hyjë në ndërlikimet e mendimit të një psikopati, vrasësi dhe gënjeshtari. I dënuar në korrik 1996, Jean-Claude Romand u lirua në qershor 2019, me kusht, dhe mbahet aktualisht nën mbikëqyrje.
Ky është një udhëzues i shkëlqyer sesi fëmijët të mposhtin negativitetin që kanë brenda tyre. I shkruar nga një psikologe e njohur dhe i certifikuar nga Shoqata e Psikologëve amerikan, ky botim vjen në shqip për lexuesit e vegjël sërish nga një psikologe shqiptare si Aulona Ormeni. Ky është botimi i parë i serisë me 10 libra që do të vijë për prindërit...
Seria e djaloshit Nerd vjen me librin e dyte ne gjuhen shqipe, pergatitur nga shtepia botuese Argeta LMG. I krahasueshem per nga suksesi me bestsellerin nderkombetar, Ditari i Gregut, ky liber po gjen miliona lexues ne mbare boten
Libri “Kallamishte në erë”, i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Grazia Deledda
Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.
Botuar më 1938, "Homo Ludens" është libri më i rëndësishëm i filozofit hollandez Johan Huizinga, si dhe një nga nga veprat më të rëndësishme në historinë e mendimit të shekullit XX.
48 Lojëra dhe aktivitete që mbështesin zhvillimin e fëmijës suaj. Loërat që bëjnë fëmijët në këtë botim lehtësojnë zhvillimin e aftësive të nevojshme në moshën parashkollore. Aktivitetet janë të renditura nga më e thjeshta te më e vështira. Botimi përmban mjete didaktike për të punnuar.