Seria Ditari i Alises i autores Sylvie Louis vijon ne shqip me librin e nente, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Botart.
Një histori që i kushtohet fëmijëve ndryshe, botës së tyre të vecantë, vetëbesimit dhe fantazisë.
Seria Ditari i Alises i autores Sylvie Louis vijon ne shqip me librin e dhjete, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Botart.
Në qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.
Të pakët janë ata që njohin historinë e “Paqes së Devollit”, që i dha fund një prej luftrave më të tmerrshme të asaj kohe midis perandorit bizantinas Aleksi I-rë dhe normandëve të Robert Guiscard dhe birit të tij Bohemond, të cilësuar nga historianët si luftëtarët më të medhenj të kohrave.
Dr. Leonard Dauti sjell një përvojë të gjatë studimesh dhe hulumtimesh në fushën e gjuhësisë së tekstit, duke rrokur çështje në rrafshin teorik por edhe përmes analizave tekstuale në rrafshe të ndryshme diskursi.
Seria “Gjuetari i shtrigave” vazhdon me romanin e ri, sjell në shqip nga Botimet Muza. Në këtë roman thriller, hetuesja Xhesika Niemi është në garë me kohën për të gjetur lidhjen mes një trupi me shenja të çuditshme që ka dalë në bregdetin e akullt të Finlandës dhe dy zhdukjeve enigmatike.
Nje liber i ri i Kinselles. Deshironi te martoheni? Po pergatiteni per naten e dasmes? Kujdes, se kur ke nje moter qe eshte ne telashe me martesen e vet, gjerat mund te komplikohen.
Në poezinë e autorit mbizotëron lirizmi i pastër, ritmet, afshet dhe vrullet djaloshare, një gjuhë e latuar mirë. Rimë, ritëm, masë, stil jete, jetë shqiptare, jetë mërgimtari, tinguj frymorë, lëndorë; shprehi, harmoni letrare, logjike; rrëfim, potencialitet, vitalitet - këto janë disa nga vetitë dhe karakteristikat cilësore që mund të vërehen në...
Një rrëfim i bukur, i pasur e plot shpirt, për atë çka e pret njerëzimin nëse refuzon shkencën. Një roman që të tensionon dhe në të njëjtën kohë tepër argëtues për njerëzit e vegjël në një botë të madhe dhe dëshirën e tyre angazhuese, por edhe shkatërruese për të besuar në idealet e larta. Fituesi i "Çmimit Europian për Letërsinë", 2021
Udhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve dhe vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija.
"Më e ëmbla ëndërr" është anatomia e jetës së grave në periudhën e pasluftës, një përshkrim që vjen i gjallë dhe në mënyrë të paharrueshme përmes konflikteve e betejave të trajtuara deri në hollësi mes personazheve.
Autori i këtij libri është vlerësuar nga lexuesit me të njëjtat vlera si edhe Raold Dahl apo David Walliams. Me librin e parë “Kryeministri aksidental” pjesë e një serie me disa botime të cilat kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm. Bota e fëmijët dhe përgjegjësia e tyre para botës është një model krejt ndryshe nga ai i të rriturve....
Kjo autobiografi ka nisur të shkruhet me dashurinë më të madhe për Shqipërinë dhe gjithë ata që kanë mbështetur ngjyrat kuqezi pa asnjë interes. Me dëshirën e madhe për të rikthyer sadopak këtë mbështetje ndaj çdo shqiptari, kemi vendosur që gjysma e të ardhurave që do të përfitohen nga shitja e këtij libri të jepen për familjet në nevojë.
Antonino Saggio është një profesor i teorisë dhe projektimit në arkitekturë, si dhe një kërkues me reputacion ndërkombëtar, përfshirë botimin e një prej kolanave më të pasura teoriko-kritike europiane në këtë fushë, e cila përmbledh mbi 40 botime.
Joel Schmidt propozon një vështrim tjetër ndaj figurës historike, Robespieri. Në fillimet e karrierës së tij si gjykatës i ri, Robespieri ngurron të nënshkruajë një vendim me vdekje, ndërsa revolucioni e transformoi, duke i ngjallur një mendim sa ndriçues po aq dhe çnjerëzor.
Një djalë kinez që dashurohet me një japoneze flokëgjatë e sybajame. Mes tyre një urdhër i qeverisë amerikane për internimin e japonezëve.
Një roman intrigues që flet për martesën, për marrëdhënien mes motrave dhe vëllezërve, si dhe për faktin se askush s’na lëndon dot më fort se njerëzit që duam më shumë.
Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore.Bombë në Beograd është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga. Në sfond të të gjithë kësaj është dashuria në mes dy heronjve kryesorë
JETART sjell në shqip librin e dytë bestseller të psikologes spanjolle Marian Rojas Estapé. Te libri “Si të arrish gjëra të mira” do të kuptosh rëndësinë që ka të mësuarit për të përqendruar vëmendjen. Do të gjesh këshilla se si të luftosh frikërat, ankthet dhe si të kanalizosh emocionet negative që të bllokojnë fizikisht dhe mendërisht.
Në romanin e tij autobiografik, autori tregon vuajtjet dhe peripecitë e një fëmijërie të rritur pa baba, nën diktatin e njerkut dhe motrës së tij të pashpirt; rruga e vështirë e tij për mbijetesë dhe suksesi i arritur si shkrimtar. Padyshim, “David Koperfildi” bën pjesë ndër librat autobiografikë më të arrirë...
Një bashkëbisedim mes Michel Platinisë dhe gazetarit francez Gerard Ernault. Me një parathënie nga gazetari Andi Bushati. "Michel Platini, për shumë shqiptarë të viteve 80, ishte një nga simbolet e asaj bote të ndaluar, magjinë e së cilës ne mund ta perceptonim vetëm nga ekrani.
Një udhërrëfyes për teorinë dhe praktikën televizive
Rilindja e Dritëroit të madh përmes kujtimeve të miqve. Moshatarë me të, apo shumë më të rinj. Por sa e papërfillshme diferenca e moshës. Bashkëudhëtarë në shtigje të njëjta apo nevojtarë në kërkim të një dritërreze dritëroiane? Në dy epoka të jetuara ndryshëm, rrëfime të ndjera plot emocion për Dritëroin mik, shok, Njeri...
Roman i një shekulli shkëlqimi dhe mynxyre, ku ndeshim Gëbelsin, Gëringun dhe motrat Mitford, por dhe Tomas Manin, Karl Jungun e Romi Shnajderin. Me librin "Putzi", Thomas Snégaroff, autor i njohur, por edhe gazetar e historian, na paraqitet me romanin e tij historik.