Reduced price! Shendeti si art dhe shkence View larger

Shendeti si art dhe shkence

Diola Dosti-Baftiu BLM0876

New product

Përshkrim i shkurtër

Si një eksperte dhe pasionante e ushqimit, Diola mblodhi të gjitha grimcat e kësaj fushe vetëm për të sjellë në dritë librin kushtuar të ushqyerit të shëndetshëm. Libri i ri “Shëndeti si art dhe shkencë” sjell përvojat e saja kërkimore, të mbështetura në studime për një ushqyerje që sjell shëndet dhe energji në jetën e secilit prej nesh.

More details

45 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dukagjini
ISBN9789951057707

1 482 Lekë

-24%

1 950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

“Çdo koncept i përfshirë në libër është i vërtetuar shkencërisht dhe ka një studim shkencor që e ka aprovuar atë”, - thekson autorja e librit Diola Dosti.

‘Dieta dentale’, ‘edukimi i frigoriferit’ dhe ‘agjërimi’ janë disa nga konceptet bazë të këtij libri.

Një pjesë tjetër të ndërgjegjësimit që Dosti ka përfshirë në librin e saj ka të bëjë me edukimin e frigoriferit, pasi në të fillon gjithçka. Në frigorifer ka një mix mes elementesh, të shëndetshme dhe të pashëndetshme, kështu që lehtësisht mund të bëhen zgjedhjet e gabuara, e që njerëzit të parandalojnë një gjë të tillë, Dosti ka përfshirë edhe këtë detaj si pjesë të librit të saj.

Koha e pandemisë për Dostin ishte shfrytëzim maksimal i kohës duke startuar me shkrimin e librit të saj, për të ardhur deri në finalizimin e tij vetëm tri vite më vonë. Në një dhomë brenda katër muresh, ashtu siç e donte ‘pandemia’, Dosti shkriu të gjitha qelizat e krijimtarisë së saj për të sjellë mbrëmë fuqinë e magjisë së saj, karshi fjalës ‘shëndet’ dhe gjithçka rreth saj.

“Shëndeti është si art sepse ka elemente të meditimit, emocioneve që kemi kur konsumojmë ushqim dhe energjinë elektromagnetike të tokës, që faktikisht nuk janë fantashkencë por janë pjesë e mjekësisë kuantike.

Nutricionistja e njohur në mbarë trevat shqiptare, Diola Dosti, nuk la pa treguar edhe për disa nga sfidat e saj, gjersa arriti të vë qershinë mbi këtë libër.

“Gjithë kohën mësoja informacion të ri dhe thosha të mos e mbyll librin edhe pak, pasi përsëri kam gjëra të tjera për të shtuar. Pra, kur lexon shumë dhe merr informacione të reja, është sfidë e madhe. Unë për vete jam e anëtarësuar në revista te ndryshme botërore me kahje shkencore, informacione të cilat më është dashur t’i përpunoj, t’i sintetizoj dhe t’i bëjë të kapshme për popullatën”, përfundoi Dosti.

‘Edukatë fizike dhe shëndet’ dhe ‘Mësimet e Diolës’ janë dy librat e tjerë që autorja ka botuar gjatë viteve të fundit.

 

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages156
ISBN9789951057707
Published year2023
Vendodhja e botimitPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1