Kjo biografi merret me jetën e Ahmet Zogut që në lindje, origjinën e familjes së tij, rininë, ngjarjet e rëndësishme që formësuan profilin politik të tij, si Kongresi i Lushnjes, karriera politike, raportet me serbët, ardhja në pushtet, shpallja mbret dhe raportet e tensionuar me Italinë, deri në pushtimin e vendit në vitin 1939
Katër kolazhe poetike që u paraqesin fëmijëve një botë ku zbulohen mrekullitë e shiut, bletës, pyllit dhe detit. Vargjet e bukura i ftojnë fëmijët ta duan dhe ta mbrojnë natyrën si një pasuri të çmuar!
Kjo histori e shkruar në vitin 1829 do të vendoset më vonë nga Balzaku në hapjen e sagës "Komedia njerëzore". Ajo përmban komplotin e asaj që do të jetë komponenti i novelave dhe ne tashmë kalojmë tek heronjtë e episodeve të tjera.
Poezia e Zhaneta Barxhajt përngjan me një lajle, arabeskë, ornament e dekoracion shenjash të shkëputura turrshëm në një rrjedhë marramenthi shkronjash, që nga ëndërrimet e para të gjimnazit e deri sot. Kështu shplekset fije-fije fryma e ngrohtë e ëndërrimeve dhe imagjinatës, kuadrot e shpejta e të ngadalta të imazheve, që herë befasohen tek përplasen me...
Pasi perfundoi ditën e parë të punës, Nina shkoi të blinte një akullore në "Dyqanin e vogël të maktheve". Por aty ndeshi një vampir - pa dhembë! Nina vendos ta ndihmojë vampirin Lukas që t'i gjejë dhëmbët në dyqanin e zotit Kuk. Por, kushedi për ç'arsye, asnjë nga dhëmbët e vampirit nuk duket gjëkundi. Mos vallë dikush i ka fshehur me qëllim?! "Misteri i...
Benjamin Konstant njihet përgjithësisht si ekonomist, e, lexuesi shqiptar s’ka pasur fatin ta njohë edhe si shkrimtar. Vepra e tij, Adolfi, që lirisht mund të cilësohet si një personazh Lolita i gjinisë tjetër, i parapriu letërsisë së temave tabu që do të shkruheshin gjatë dy shekujve pasues. Adolfi bëri bujë jashtëzakonisht të madhe kur u shkrua, por,...
Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm. Një poemë që në frymën e rrëfimeve të mëdha, gërsheton ngjarje dramatike dhe të habitshme të protagonistëve të saj me ato, jo më pak të trazuara, të një gjysmë shekulli të historisë italiane.
Të gjitha vajzat në fillimet e veta duan të bëhen balerina. Ky libër është një mbështetje e ëndrrave të fëmijëve dhe një ndihmesë për prindërit, pasi është bërë plot përkushtim, profesionalizëm dhe pasion nga drejtoresha e shkollës së Baletit, Blerina Arbana
Ritakohuni me personazhin simpatik Beki. Këtë herë për të duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko-sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan, së bashku me Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.
Ky roman shënon një sprovë të rëndësishëm për letërsinë feministe shqiptare: Eralda Baze vjen me librin e parë për lexuesit, por përmes këtij romani shpalos mjeshtri në rrëfim, guxim në thyerjen e tabuve, zhdërvjelltësi ngritjen në art të gjuhës së rrugës dhe kulturë në profilizimin e realitetit dhe personazheve, sidomos femrave, - të cilat kthehen në...
Kujdes! Tomi, Delia dhe e gjithë familja Gejts po shkojnë me pushime. Si do të arrijë Tomi ta mbajë veten të zënë përgjatë pushimeve në kampin më të mërzitshëm që keni parë ndonjëherë? Duke vizatuar natyrisht! Një histori e re emocionuese qe pret me padurim te vizatoni edhe ju pushimet tuaja!
Në romanin e tij autobiografik, autori tregon vuajtjet dhe peripecitë e një fëmijërie të rritur pa baba, nën diktatin e njerkut dhe motrës së tij të pashpirt; rruga e vështirë e tij për mbijetesë dhe suksesi i arritur si shkrimtar. Padyshim, “David Koperfildi” bën pjesë ndër librat autobiografikë më të arrirë...
“Jehonat e Parisit” janë një dokument me interes të madh që mbulon një aspekt të romancierit luzitan të panjohur deri më sot nga publiku i gjuhës kastilajne. Eça është një shtegtar me kulturë të gjerë, që zotëron si askush tjetër mjetet e ironisë.
Ky libër i kushtohet Ajnshtajnit dhe veprës së tij me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit.
Ka rifilluar kampionati i futbollit dhe Kakaret, në vendin e dytë në klasifikim. jonë gati të luajnë gjithçka për gjithçka. Por më parë Tomi dhe shokët e tij të skuadrës do të duhet 18 bindin Gjilpërën me koke to lêrê xhudon dhe të kthehet në portë. Sepse, siç thotë gjithnjë trajneri tyre Shampinjon, e rëndësishme është të qëndrojnë të bashkuar
Shqiponja Axhami – Trota vjen me nje tjeter liber te ri, por kesaj radhe ne prozen e shkurter, - nje permbledhje me prurjet me te mira qe autorja ka ne prozen e shkurter, i pergatitur per botim nga shtepia botuese Uegen
Pas suksesit të librave “Femrave u pëlqen e kuqja” dhe “Rruga Chanel Nr. 5” rikthehet në shqip shkrimtarja italiane Daniela Farnese me romanin e saj “Të dua Channel”
Një libër i jashtëzakonshëm, shumë i rëndësishëm e me vlera të veçanta jo vetëm për pedagogët dhe studentët në fushën e arteve, por edhe për cilindo kureshtar a lexues të pasionuar që kërkon të zgjerojë njohuritë në historinë e artit dhe të estetikës. Një vepër plot dije, unik në llojin e vet, shkruar me mjeshtëri e profesionalizëm nga David Freedberg...
"Ky libër flet për arkitekturën; për shqetёësimet, synimet dhe arritjet e njerëzve qё u morën me të dhe se si u prit puna e tyre. Kjo bëhet nëpërmjet historisë. Ai është një guidë leximi për arkitekturën e djeshme, me shikimin e kthyer kah e nesërmja."
Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin. Ilustrimet janë realizuar nga Stefano Turconi
Të thuash tërheqës për këtë libër është vërtetë shumë pak! Sunday Tribune "Oh, Atë, çfarë libri!" Sunday People
Ky studim ka në qendër të tij veprimtarinë politike të emigracionit të ri shqiptar, është fokusuar në vitet 1944-1955. Mergata shqiptare ndonëse e ndarë në parti të ndryshme, u mundua qe të bashkohet në kuadër të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë që mori rolin e një qeverie në mergim dhe mblodhi rreth saj figurat më të rendesishme të nacionalizmit...
Ka shumë ishuj të çuditshëm në botë: Por ishulli ku i përplasi deti Tomasin dhe Zhanën, vëlla e motër, pasi shpëtuan nga mbytja e anijes, është me të vërtetë një ishull çudirash.