Ky libër e sjell Psikoterapinë e Kohezionit të Brendshëm në një version të aplikueshëm të vetëndihmës që në mos asgjë tjetër, ju bën të mendoni ndryshe, ju bën të reflektoni apo edhe ta shtoni empatine Megjithëse libri ndonjëherë nuk mjafton, mund të jetë pikënisja e duhur, për ta kuptuar dhe me pas për ta ndihmuar veten.
Është një histori mjaft prekëse e treguar thjeshtë dhe me vërtetësi. Do të gjeni aty njeriun me akrakter Destan Berisha, i cili pasqyron në miniaturë vuajtjen që Kosova përjetoi gjatë shumë dekadave. Do të shihni sesi jeta bëhet e padrejtë kur ti mendon se ke vuajtur mjaft për të merituar shpresën. Dhe kur shpresën e ke në prag, ajo këputet dhe bëhet...
"Peter Camenzind", romani i parë i Hermann Hesse-s, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm një rrëfim spiritual që u prin librave të mëvonshëm të Hesse-s, por është një libër tejet personal që shpërfaq rrugën jetësore të vetë shkrimtarit.
Si një eksperte dhe pasionante e ushqimit, Diola mblodhi të gjitha grimcat e kësaj fushe vetëm për të sjellë në dritë librin kushtuar të ushqyerit të shëndetshëm. Libri i ri “Shëndeti si art dhe shkencë” sjell përvojat e saja kërkimore, të mbështetura në studime për një ushqyerje që sjell shëndet dhe energji në jetën e secilit prej nesh.
Qoftë i parë si një eksplorim delikat, i vetëdijshëm i shtëpisë së përhumbur të kulturës viktoriane, i mbushur me jehona shqetësimesh seksuale dhe sociale, ose thjesht si “historia më e pashpresë e keqe që kemi lexuar ndonjëherë”, Shtrëngimi i Vidhës është ndoshta më e famshmja e përrallave fantazmë dhe sigurisht më e paqarta. Ky botim i ri përfshin tre...
Ky libër është produkt i një përmbledhje artikujsh, analizash dhe intervistash të Prof. Mustafës të cilat sjellin një kontribut domethënës në fazën e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe në raportet ekonomike mes dy vendeve. Ky botim dygjuhësh shqip-anglisht është ndihmesë e madhe edhe në këtë fazë për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit