“Balada e buburrecit”, kalon nga personalja e autorit, te kombëtarja (kryesisht te lufta dhe paslufta në Kosovë), duke pretenduar universalen, shpërfaq realitetin e hidhur që prodhon krizën personale dhe kombëtare. Për kah struktura, ky libër, i shkruar me fjali të shkurtra dhe i karakterizuar nga një stil fragmentar, refuzon mënyrën tradicionale të...
“Ledi Makbeth nga guberna e Mcenskut” i Nikolai Leskovit, trajton “dashurinë fatale” dhe fundin tragjik të heroinës së kësaj novele. Nisur prej titullit, trajtimit të personazheve dhe fundit tragjik, novela krijon lidhje intertekstuale me veprën e Shekspirit. Leskov, i konsideruar si një ndër autorët më të vështirë për t’u përkthyer, për shkak të një...
Të gjithë fëmijët do të bashkëndiejnë në një pikë me lepurushin prej pushi. Preokupimi i lepurushit prej pushi ishte të bëhej i vërtetë dhe për të arritur të bëhej i tillë, nga një lodër, në një lepur me katër këmbë, lepurit iu desh të kuptonte shumë urtësi. Ndjenja e të qenit i vërtetë te fëmijët, arrihet duke u ofruar dashuri, duke i vlerësuar për çkado...
“Libërthi i dashurisë”, fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, është një rrëfim që, duke nisur prej perspektivës personale të autorit, kërkon t’i shpërfaqë kotësinë dhe rëndomtësinë e jetës moderne, duke i ndërthurur gjithnjë me pozicionin e artistit në shoqëri.