Catalog
Viewed products
Subcategories
Jemi në gjysmën e parë të viteve 1800 dhe tregimtarja jonë, na rrëfen historitë e qytezës që vëzhgohet nga sytë e vëmendshëm të mikeshave të saj fisnike, të cilat janë edhe protagonistet e jetës së saj sociale.
Një përshkrim gazetaresk i historisë së Xhon Alitës në familjen kriminale Gambino dhe rolit të tij në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe ?arls Karnelias.
Me anë të kësaj metode ju: Hani nga ushqimet tuaja të preferuara sa të doni, kur të doni dhe sa herë të doni dhe do të keni peshën e duhur, pa mbajtur dietë, pa u ushtruar në palestër, pa përdorur forcën e vullnetit dhe pa u ndier të privuar.
Lexoni "Mënyra më e lehtë për të lënë duhanin" dhe bëhuni një ish duhanxhi i lumtur për pjesën tjetër të jetës ashtu si shumë personazhe të njohur në botë të cilët kanë lënë duhanin me këtë metode, bashkë me redaktoren dhe përkthyesin e librit tonë.
Provoni recetat e këtij libri, shtoni pak vullnet dhe dashurinë si "përbërësin" kryesor dhe do të arrini të krijoni pjata të mira në pak kohë.
Historia e rrëfyer në libër është ajo e Graalit. Më të madhes dhe të mistershmes ndër të gjitha legjendat që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj ndërgjegjja e Qytetërimit Evropian. Si dhe kur, lindi kjo legjendë? Është Qytetërimi Evropian ai që ka mbarsur dhe mbartur ndër shekuj legjendën e Gralit apo, ndoshta...
“Mekami” i kundërvihet mitit të realizimit socialist që e nxjerr figurën e Skënderbeut si qëndresën më të fortë të popullit shqiptar, nga i cili duhet të frymëzoheshim edhe ne që u rezistonim të gjitha sulmeve të borgjezëve, revizionistëve, social-imperialistëve...
Është një libër që rrok gjithë jetën me dukuritë e saj, saqë përftohet bindja se kemi të bëjmë me një rrëfim të dendur, me një rrëfim që manifeston frymën jetësore tragjike, komike, ironike dhe vitale. Kjo është shtresa aksiologjike rrëfimit e cila e koncepton fëmijërinë si stina e kaltër, e vetmja fazë e lumturisë njerëzore, që në vetvete shënon një...
Mësoni sekretin e dietës që përdoret në një qytet të vogël, por që po pushton një komb të tërë: shtojini tri mollë dietës suaj dhe do të bini në peshë!
Sëmurës e mbërthyes, i pasur e provokativ, “Thërrmija elementare” të mahnit edhe si një roman idesh, por dhe për portretin e një shoqërie, - a vetë njerëzimit, që e ka humbur aftësinë e të qenit një e tërë.
Si u bënë tre drogamanë nga Majami Biçi trafikantët më të pazakontë në histori. Rrëfimi në detaje për aferën 300 milionë dollarë që shpërtheu në Gërdec. Lojet mafioze mes Tiranës dhe Uashingtonit
Eshtë një nga romanët më të bukur historik të shkruar vitet e fundit, nga historiani dhe shkrimtari i njohur anglez Jason Goodwin, tashmë mund të lexohet edhe në shqip nga shtëpia botuese Saras, nën përkthimin e Fari Laçkës.
Një kryevepër legjendare. Një histori parash, pushteti, seksi dhe vdekje frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Në viteti ’70 kishte seks, rock & roll dhe Harold Robbins.
‘Agjentë perandorakë është jo vetëm vepër e një diturie të përsosur dhe origjinale, por edhe një përshkrim me rrjedhshmëri të shkëlqyer i një momenti kritik në historinë e Europës Lindore dhe Perëndimore, si të krishterimit, ashtu dhe të islamit
Një guidë që mëson femrën si të fitojë zemrën e një burri. Synimi i autores është që të nxisë gratë e nëpërkëmbura të zhvillojnë sensin e tyre të pavarësiisë. Bestseller i The New York Times
Thonë se librat nuk kanë stinë. Dhe kjo është e vërtetë. Po kur qielli është i pastër dhe netët janë të freskëta, më e mira që mund të bësh është të ulesh në verandë dhe të lexosh një libër të mirë, sidomos ata me histori dashurie, që mbeten përherë më të preferuarit për t’u lexuar gjatë stinës së verës. E për këtë arsye, vendosëm të sjellim për ju...
Përveç miqve të ngushtë dhe familjes Klinton, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm. “Historia e jetës sime” është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë. Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë më shumë se...
Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojnë shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë. Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek...
Ky libër rrëfen në mënyrë mbresëlënëse raportin tonë me kujtesën, pasaktësinë që merr në kohë. Kujtimet jo fort të këndshme na pëlqen ti harrojmë dhe vjen një moment që nisin të bëjmë një seleksion në atë se çfarë historie i tregojmë vetes tonë dhe çfarë iu tregojmë të tjerëve për veten tonë. Prandaj romani postmodernist “Enigma e një fundi” ka nota...
“Kur bota jonë u bë e krishterë” është një libër i jashtëzakonshëm mbi botën njerëzore, fetare dhe politike. Shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili shtjellon një çështje të madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si “kryevepra e shpikjes fetare”, arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, ta vendosë veten mbi...
Në këtë libër tërheqës dhe të dokumentuar deri në detaje, Roberto Saviano ka sjellë si logjikën sypatrembur ekonomiko-financiare dhe ekspansioniste të klaneve të Napolit dhe Caserta-s, që nga Secondigliano e deri në Casal di Principe, ashtu dhe fantazinë e ndezur, që logjikës së biznesit i bashkëngjit fatalizmin vdekatar të samurajëve gjatë Mesjetës në...
Libri “Kallamishte në erë”, i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Grazia Deledda
Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të lartësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt një koncepti më t'gjërë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare të energjive, ngjyer në burimet më të thella të substancës etnike.
Koment nga Martin Camaj: Besoj se Shqiperia do të jetë me të vërtetë e lirë, vetëm atëherë kur shqiptarët do të kenë mundesi të lexojnë, të studjojnë dhe vlersojnë veprat e shkrimtarëve të tillë ë mëdhej si Arshi Pipa.