Reduced price! Kallamishte në erë View larger

Kallamishte ne ere

Grazia Deledda BLV0017

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri “Kallamishte në erë”, i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Grazia Deledda

More details

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928216076

684 Lekë

-24%

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Libri “Kallamishte në erë”, i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Grazia Deledda.

Në Galte, jetojnë damat Pintor, dikur pjesë e aristokracisë çifligare tashmë të rrënuar, të cilat nuk dinë t’i përshtaten shoqërisë që ndryshon, ku tregtarët dhe fajdexhinjtë bëjnë ligjin. Personazhi kryesor i romanit është Efisi, shërbëtori i damave Pintor, i cili kujdeset me mish e me shpirt për mbijetesën e tyre. Pas shumë vitesh, në fshat do të mbërrijë Xhaçintoja, djali i njërës prej motrave, Lias. Ardhja e tij do të tronditë jetët e të gjithëve, por Efisi, me urtinë e tij të përvuajtur, do të përpiqet t’i bëjë ballë rrënimit financiar që do të shkaktojë i riu mendjelehtë, por do të shuhet pikërisht ditën kur Noemi, motra më e vogël e Pintorëve, pasi ka lënë mënjanë krenarinë, martohet me kushëririn pasanik, don Predunë.

Romani përshkohet nga një frymë lirike që i zbut pasionet e fuqishme dhe i kthen ato “në një motiv që gurgullon lirshëm nga buzët e një poeti primitiv”, siç shkruan edhe vetë Deledda

Data sheet

pages102
ISBN9789928216076
Shtëpia botueseBOTIMET LIVING
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRomina Kasharaj