Catalog
Subcategories
Libri që ju prezantohet asht i tani polifonik, koral. Gjenden në të zanet e shumë njerëzve që kanë nda me Teftën eksperienca thellësisht personale.
Pas botimit ne tre vellime te ndara, trilogjia “Secili cmendet sipas menyres se vet” vjen ne nje botim te plote, hardcaver, per te gjithe te pasionuarit e kesaj sage te bukur shkodrane, shkruar plot sqim dhe detaje nga studiuesi dhe shkrimtari Stefan Çapaliku....
... Te satira politike e Fishtës, përmbajtja paraqitet si një rast ose si lehtësi për një lloj të veçantë të ushtrimit formal të gjuhes. Në këtë kuptim edhe vepra “Gomari i Babatasit” nuk mund të jëtë një alegori e tranzicionit apo e transdiktaturave, përkundrazi, janë tranzicioni dhe transdiktaturat ato që vazhdojnë ta bëjnë alegorike veprën.
Koleksioni eseistik si ditar shpirtëror "Poetë dhe profetë" shërben edhe si manual edukues për dialogun e brendshëm të çdo krijuesi të krishterë.
Në këtë libër, doktoresha Marian Rojas Estapé na shoqëron drejt bashkëngjitjes, drejt fëmijërisë dhe dashurisë, nga një këndvështrim shkencor, psikologjik dhe njerëzor, si dhe na flet për një hormon themelor: oksitocinën. Një libër që të nxit të gjesh personat vitaminë, ata që nxjerrin më të mirën nga ty, që të frymëzojnë, të mbështetin dhe, në këtë...
Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.
Ato që përshkruhen në këtë libër, janë vetëm një pjesë e vogël e historive të dhembshme të vajzave ruse që u dashuruan me studentë shqiptarë dhe zgjodhën të krijonin familje e të jetonin në Shqipëri.
Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t'i mbronte.
Fletorja e punës përmban: ushtrime për përpunimin e njohurive; lojëra matematikore; teste për të provuar njohuritë.
Një përmbledhje e veçantë me tregime të shkurtra, që mund të lexohet edhe si roman lirik. Copëzat e kujtimeve të fëmijërisë thuren këndshëm në një të tërë me zërin e një vogëlusheje, Jing Cusë. Rrëfimi fillon në vitin 1926, kur ajo ishte shtatë vjeçe dhe vazhdon derisa mbush trembëdhjetë vjeç. Paralelisht me zhvillimin e ngjarjeve shtohen edhe aftësitë e...
Edhe nje tjeter roman i Colleen Hoover vjen ne shqip nga Botimet Living: “Kujtimet e tij”. Permes ketij rrefimi vjen historia tronditese e nje nene te re, e cila kerkon te ndertoje nje jete shpresedhenese pertej pengesave qe i ka sjelle jeta.
Libri i Plokhy-t, me hulumtime të imtësishme, hedh dritë mbi vrasjet e vazhdueshme politike, të kryera nga regjimi sovjetik, edhe pas vdekjes së Stalinit, në vendet e huaja. Një vepër e mrekullueshme si për studiuesit, ashtu edhe per fansat e romaneve me spiunazh."
Me ne fund vjen nje tjeter version i romanit me te rendesishem te shekullit te XX, Uliksi te James Joys, permes perkthimit te Krenar Hajderit. Leximi i Uliksit është një prej atyre përvojave përcaktuese që ndryshojnë përceptimin tonë rreth romanit, e njëherazi edhe vizionin tonë rreth botës.
Falë forcës dhe poetikës se penelit të tij, Gamonti ka arritur të sjellë të gjallë shpirtin e një prej personazheve më të paharrueshme të letërsisë së shekullit të kaluar, me një interpretim sa besnik, aq dhe origjinal e inovativ.
Delikat dhe kompleks, ky roman e përthith lexuesin dhe nuk e lë të ikë.
Në brendësi të revistës do të gjeni raste të suksesshme nga diaspora dhe histori të grave sipërmarrëse. Karriera, marketingu, menaxhimi, madje edhe teknologjia, vijnë me nesazhe dhe këshilla. Shpresojmë të sjellim freski mendimi në këto ditë të nxehta vere, duke ju frymëzuar për një rikthim të mbarë në zyrat tuaja në shtator.
Ky libër është një himn kushtuar humanizmit, atij më të bukurit, atij njerëzorit, të cilin shpesh e anashkalojmë ose e marrim për të mirqenë.
Një testament prekes i shpirtit njerëzor. Qyteti kufitar është një roman i shkruar bukur, i quajtur kryevepër e Shen Congwenit për portretizimin e jetës fshatare kineze.
Përralla e famshme e George Orwell dhe portretizimi satirik i politikës, e bëri autorin një figurë të urryer për komunistët europianë, por ndihmoi, gjithashtu, të gjithë qytetarët që kërkojnë drejtësi dhe barazi, të kuptojnë rreziqet që mbartin revolucionet e shkuara keq.
Në këtë vëllim janë paraqitur të gjitha letrat e shkruara nga Fan Noli drejtuara figurave të tilla si: Hilë Mosin, Aleksandër Xhuvanin, peshkopit rus Aleksandër, Tomas Manit, Sejfulla Malëshovës, Skënder Luarasit, Enver Hoxhës etj.
Autorja e romaneve bestseller, “Vajza në tren” dhe “Nën ujë” Paula Hawkins vjen me nje tjeter roman ne gjuhen shqipe, - Zjarr qe digjet ngadale, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Morava. Libri vjen tek lexuesit duke nisur nga data 20 shtator 2022. Por, tek Bukinist.al mund ta porositni qe tani online, duke perfituar ulje -15%.
Në këtë libër do të gjeni tregime dhe novela nga shkrimtarët më të mirë të huaj si Anton Çehov, A. N, Tolstoi, Çarls Dikens etj, të përkthyer nga Xhevat Lloshi.
Sokol Pepkolaj, pas botimit të romaneve: “Sekreti i dashurisë”, “Të fshehtat që djegin zemrën” dhe “Amë vajze”, paraqitet para lexuesit me romanin e tij të katërt dhe ka në proces punimi edhe romane të tjera.
«Romanin ‘Tango me nallane druri’ e kini tuajin tashmë, ju mbetet vetëm ta lexoni... Unë ju uroj lexim të mbarë! Ju më pyesni se cili është libri që pati ndikimin më të madh në shkrimet e mia... Po, është «Fije bari» i Uollt Uitmanit. Ishin vitet gjashtëdhjetë dhe lexonim «Shekulli im» të Kadaresë. E kishim gjetur Eldoradon tonë.
“Copëza” është libri i parë i botuar nga autorja Anxhela Bakiasi. Libri është një përmbledhje shkrimesh në prozë dhe poezi të shkruara kryesisht përgjatë viteve të gjimnazit dhe Universitetit të autores. Pasioni dhe talenti i të shkruarit ka lindur tek autorja që në moshë të vogël dhe është zhvilluar përgjatë viteve.
Vjen per here te pare ne shqip Alba de Céspedes, autore italo-kubane dhe autore e revistes se njohur letrare Mercuri.