Kujtime nga Pekini - Rrefenja nga lagjet jugore View larger

Kujtime nga Pekini - Rrefenja nga lagjet jugore

Lin Haiyin A-008613

New product

Përshkrim i shkurtër

Një përmbledhje e veçantë me tregime të shkurtra, që mund të lexohet edhe si roman lirik. Copëzat e kujtimeve të fëmijërisë thuren këndshëm në një të tërë me zërin e një vogëlusheje, Jing Cusë. Rrëfimi fillon në vitin 1926, kur ajo ishte shtatë vjeçe dhe vazhdon derisa mbush trembëdhjetë vjeç. Paralelisht me zhvillimin e ngjarjeve shtohen edhe aftësitë e saj për të kuptuar botën.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366146

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kornizën e rrëfimit e përbëjnë ndodhitë familjare, por frymën e gjakun ia japin vëzhgimet e saj të hollësishme mbi njerëzit dhe gjërat që e rrethojnë.

Libri pati një sukses të menjëhershëm dhe është botuar më se tridhjetë herë që prej botimit të parë në vitin 1960.

Vëzhgimet e vajzës së vogël mbulojnë vetëm lagjet jugore të qytetit, por këto rrëfenja ndihmojnë imagjinatën e lexuesit.

Vepra spikat jo thjesht prej personazheve, por edhe prej përshkrimit interesant të një periudhe të veçantë kohore e metropolit të gjerë të Pekinit, kryeqyteti përrallor i Kinës.

Në të gjitha rrëfenjat dallohet intuita e veçantë e humori i hollë. Jing Cuja, personazhi kryesor i tregimeve bëhet më e vetëdijshme për rrymat në marrëdhëniet e botës së të rriturve dhe, që të mbrojë nënën, i trajton ngjarjet në një mënyrë të pazakontë për moshën e saj. Figurë interesante është edhe Mama Sungu, mëndesha analfabete, që shfaqet në të pesë rrëfenjat me mençuri popullore dhe dinjitet të veçantë.

 

Data sheet

pages184
ISBN9789928366146
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOriana Tamburi
I ri1