Orgji ne famulline e at Ludovikut View larger

Orgji ne famulline e at Ludovikut

Leonard Veizi A-000571

New product

Përshkrim i shkurtër

Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.

More details

993 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789928132314

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romani "Orgji në famullinë e at Ludovikut" sjell jo vetëm dramën dhe dilemat e një prifti katolik, por mbi të gjitha është një pasqyrë e krizave të ndryshme që ndeshen në jetën e komunitetit.

At Ludoviku është në një dilemë të madhe. Ajo çka e mundon shumë është informacioni që ka skeduar në trurin e tij gjatë periudhës që shërben në famullinë e një qyteti të vogël e të largët. I duhet të mbajë mbi supe mëkatet e tij dhe të shumë të tjerëve.

Sipari i romanit hapet me një skenë krimi. Në prapaskenë rivalizojnë një oficer i policisë kriminale dhe një tjetër oficer i shërbimit të fshehtë: cili mbledh më shumë informacion për të mbërritur tek shkaqet e vërteta të krimit. I vetmi që ka kyçin e sekretit është prifti i famullisë.

Çdokush kërkon të dijë gjithçka që ndodh në qytet. At Ludoviku nuk ka nevojë të kërkojë: gjatë ritualit të rrëfimit të mëkateve nga besimtarët ai mëson gjithçka bëhet përreth tij, krimet monstruoze dhe prapaskenat e shëmtuara të jetës njerëzore.

 

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages258
ISBN9789928132314
RedaktoriLoredan Bubani
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller