Bota si vullnet dhe përfaqësim Vëll. 3 dhe 4 View larger

Bota si vullnet dhe perfaqesim Vell. 3 dhe 4

Arthur Schopenhauer PL0169

New product

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

“Bota” e Shopenhauerit, tani dhe përgjithmonë

Për Tolstojin, Shopenhaueri ishte mendimtari më i madh i botës. Ky pohim, në vetvete bombastik, fiton akoma më shumë spikatje edhe për faktin se Tolstoji e gjykon Niçen, të konsideruar nga shumica si “superuesin” e Shopenhauerit, një ojnatar feuilletoniste. Për këtë të fundit, ky gjykim, edhe pse I njëanshëm dhe i padrejtë, të godet gjithsesi për veçimin dhe analizimin e shijes së diskutueshme francezësuese të Niçes për kokë-përmbysjet dhe paradokset brilante. Ndërsa përsa i përket Shopenhauerit, gjykimi është më se i ndjerë dhe serioz, që duke nisur se vjen prej Tolstojit, nuk mund të mos shkaktojë një mbresë jashtëzakonshmërie, sidomos nëse mendohet për “më të madhin e botës” në të gjitha kohërat dhe jo për një kohë të veçantë. Ndaj, është një orvajtje goxha e mundimshme shqyrtimi dhe verifikimi i një pohimi të tillë.

 

Është e vështirë të mendohet se Sokrati, Platoni dhe Aristoteli për të përmendur triadën më të shenjtë të mendimtarve me gjetjet e tyre të mëdha dhe konceptet frymëzuese, me frymëmarrjen e tyre të gjerë dhe gamën e pasur të temave, nuk janë pokaqësoj të mëdhenj, në mos më të mëdhenj se Shopenhaueri. Po megjithatë me gjithë respektin e duhur ndaj atyre tri gjenive të antikitetit, dhe

gjithë filozofëve të mëdhenj para dhe pas tyre, nuk mund të mos shqyrtohet nëse vërtetë Shopenhaueri me filozofinë e tij arrin tëmëtojë një vend që s’mund ta mëtojë askush tjetër; pra, nëse pohimi i Tolstojit ose hamendësimi i çdokujt tjetri me këtë dimension është i vërtetë në njëkuptim të veçantë, duke pranuar kështu se nuk bëhet fjalë për një hiperbolë, të lëshuar nga dikush që në këtë mënyrë kërkon të shprehë lavdin dhe admirimin e tij ndaj dikujt që arriti t’i çelë e shpalosë horizonte të rinj të panjohur më parë nga askush.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages400
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDritan Thomollari
I ri1