Bazat e moralit View larger

Bazat e moralit

Arthur Schopenhauer PL0167

New product

501 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
Viti i botimit2017

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Do të binim në një gabim të madh dhe shumë fëminor nëse besonim se të gjitha veprimet e drejta dhe të ligjshme të njerëzimit kanë zanafillë morale. Përkundrazi, është e vërtetë se midis drejtësisë së ushtruar nga njerzit dhe ndershmërisë së mirëfilltë të zemrës, ekziston një lidhje analoge si ajo midis shprehjes së mirësjelljes dhe dashurisë së sinqertë ndaj tjetrit. Vetëm dashuria e sinqertë është në gjendje ta mundë Egoizmin realisht, jo vetëm në dukje, ashtu siç bën mirësjellja.

Në përgjithësi, ka vetëm tri stimuj themelorë të veprimeve njerëzore, prandaj vetëm nëpërmjet nxitjes së këtyre vihen në veprim të gjithë motivet e mundshëm.

Ata janë:

a. Egoizmi; i cili dëshiron të mirën e vetvetes dhe që është i pakufi.

b. Ligësia; e cila dëshiron të keqen e të tjerëve dhe mund të shkojë deri në mizorinë ekstreme.

c. Keqardhja; e cila dëshiron të mirën e të tjerëve dhe mund të lartësohet deri në fisnikëri shpirtërore dhe shpirtmadhësi.

Njeriu mund të riformëtojë Sjelljen, por jo Vullnetin, vetëm të cilit i takon vlera morale. Njeriu nuk mund të ndryshojë qëllimin, për realizimin e të cilit dërrmohet Vullneti, por vetëm shtegun që e çon për atje.

Ai - i cili përpiqet të çojë përpara perceptimin dhe dijen njerzore - është i destinuar që gjithmonë të hasë në rezistencën e epokës së tij, gjë që është pikërisht si një barrë që duhet ta tërheqë dhe që megjithë përpjekjet, ajo bie rëndë përdhé. Atëherë njeriu duhet që të ngushëllohet me sigurinë se ka jo vetëm paragjykimet kundër tij, por edhe të Vërtetën në favor të tij, e cila sapo të bashkohet me aleaten e saj – Kohën – do të jetë plotësisht e sigurtë për fitoren, në mos sot, sigurisht nesër.

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages346
Viti i botimit2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiIlirjana Angoni
I ri1