Hesht, të lutem! View larger

Hesht, te lutem!

Raymond Carver TO0377

New product

Përshkrim i shkurtër

Carver-i hodhi gjurmët e një jete të re në gjininë e tregimit të shkurtër. Ai dëshmoi se, si humori dhe tragjedia, bashkëjetojnë në zemrat e njerëzve të thjeshtë. Falë përmbledhjeve të tij me tregime të shkurtra, poezive dhe eseve, që u botuan gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ai fitoi një numër lexuesish gjithnjë në rritje.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN978-9928-277-10-7

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

“Tregimet e Carver-it përmbajnë, nga njëra anë, një patos dhe melankoli intriguese, që nuk të lënë indiferentë dhe, nga ana tjetër, një realitet autentik në ndryshim.”

William Boyd, Daily Telegraph

FRAGMENT

Mua më pëlqen të ha mirë, biftekë me patate të fërguara, kështu lloj gjërash. Më pëlqejnë librat dhe revistat e mira, të udhëtoj natën me tren, po më ka pëlqyer edhe udhëtimi me aeroplan, aq herë sa kam qenë. Ndaloi.

- Sigurisht, nuk i rendis se kush më pëlqen më shumë. Por më pëlqen mjaft të fluturoj me aeroplan. Në atë çastin kur ngrihemi nga toka më duket sikur gjithçka që po ndodh është një mrekulli. E hodhi njërën këmbë sipër tij.

– Më pëlqen të rri deri vonë natën dhe të ngrihem vonë në mëngjes. Do të doja ta bëja gjithmonë, jo vetëm nganjëherë. Më pëlqen dhe seksi. Më pëlqen të prekem vende-vende, edhe kur nuk e kam mendjen. Më pëlqen të shkoj në kinema dhe pastaj të pi birrë me miqtë. Më pëlqejnë miqtë e mi. Dua të kem miq. Xhenis Hendriksi më pëlqen shumë. Dua të shkoj e të vallëzoj të paktën një herë në javë. Të kem gjithnjë rroba të bukura. Sikur të mundja e t’u blija fëmijëve veshje të bukura sa herë t’u duhen e jo të pres kur të mundem. Lori ka nevojë për një fustan të ri për Pashkë. Do të doja t’i blija Gerit një kostum

të vogël a diçka të tillë. Se tani është rritur mjaft. Por edhe ti ke nevojë për një kostum të ri. Ke ti më shumë nevojë sesa ai. Do të doja të kishim edhe një shtëpi tonën. Sikur të mos zhvendoseshim çdo vit, qoftë edhe çdo dy vjet. E, mbi të gjitha, - tha ajo, - do të doja që ne të dy të bënim një jetë të ndershme, pa u shqetësuar për paratë, për faturat e papaguara dhe më the të thashë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages248
ISBN978-9928-277-10-7
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDiana Çuli
I ri1