Carver-i hodhi gjurmët e një jete të re në gjininë e tregimit të shkurtër. Ai dëshmoi se, si humori dhe tragjedia, bashkëjetojnë në zemrat e njerëzve të thjeshtë. Falë përmbledhjeve të tij me tregime të shkurtra, poezive dhe eseve, që u botuan gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ai fitoi një numër lexuesish gjithnjë në rritje.
Kjo përmbledhje e shënjuar nga një rrëfimtari e zhdërvjelltë, me stil minimalist, në formë bashkëbisedimi dhe, njëkohësisht, e parë nga një këndvështrim i hollë i mënyrës se si njerëzit komunikojnë në të vërtetë, është kthyer shumë shpejt në një nga veprat më me ndikim në letërsinë moderne.