Thuaju te mos me vrasin : tregime

Juan Rulfo BTI0083

New product

Përshkrim i shkurtër

Thuaju të mos më vrasin digjet në kujtesën universale, secilin prej tregimeve të tij lë brenda nesh një gjurmë të pashlyeshme, e cila thotë më mirë se gjithçka absurditetin e pathjeshtueshëm të historisë njerëzore dhe bën për të lindur rrënqethjen e emocionit, shpresën tonë të vetme për shpëtim. J.M.G. Le Clezio

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995677145

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

E folura e tij nuk është një përsëritje, ajo është një art, që klloçkon realitetin dhe e rishpik atë. Është ky përvetësim ai që i jep shkrimit të tij forcën e së vërtetës. Juan Rulfo është një shkrimtar i lindur. Vepra e tij nuk është më shumë se 300 faqe, po për të janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen mijëra faqe; ai e ktheu heshtjen e vet në art. Këmbënguli në këtë heshtje letrare për tridhjetë vite, gjer sa mbylli sytë, më 7 janar të 1986-ës, në moshën gjashtëdhjetëetetëvjeçare. Juan Rulfo i përket asaj kategorie shkrimtarësh për të cilët është thënë thuajse gjithçka, pasi misteri që ka shoqëruar heshtjen e tij u bë shkas për një vorbull të pandalshme hamendësimesh. Këtyre "legjendave" vetë shkrimtari zgjodhi t'u përgjigjet kësisoj: "Për fat të keq më vdiq xhaxha Selerino, ai që më tregonte historitë", padyshim një justifikim që me gjasë ishte një shaka e përsëritur për të dalë nga situata, përderisa Rulfo nuk kishte xhaxha, dhe Selerino ishte thjesht një trill i tij.

Data sheet

ISBN9789995677145
RedaktoriJerina Zaloshnja
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
PërkthyesiUrim Nerguti