Novela orientale Shiko më të madhe

Novela orientale

Marguerite Yourcenar A-000154

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këto “Novela”, të shkruara në rrjedhën e dhjetë viteve që paraprinë luftën, tundimi i Lindjes pohohet qartë në dekor, në stil, në shpirtin e të shkruarit. Nga Kina në Greqi, nga Ballkani në Japoni, këto tregime e shoqërojnë udhëtarin si një tufë çelësash që shërbejnë për një muzikë të vetme, e cila vjen prej së largu. Marifetet e magjishme të piktorit Wang-Fo “që donte imazhin e sendeve dhe jo sendet vetë”, i përgjigjen me jehonë brengës së plakut Cornelius Berg që “prekte me dorë sendet, të cilat nuk i pikturonte dot më”.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Marko Kralieviçi, serbi sypatrembur, që di t'i gënjejë turqit, ashtu siç gënjen vdekjen dhe gratë, është vëlla me princin Genghi, i cili ka mbirë nga një roman japonez i shekullit XI, në egoizmin e tyre prej ngashëruesish të  verbër. Pasioni i vërtetë, dashuria sublime e Vanias shqiptar apo zilia e sakrilegjtë e vejushës Afrodisia, i përgjigjen sakrificës së perëndeshës Kali “zambak i përsosmërisë”, së cilës fatkeqësitë i mësojnë më në fund “kotësinë e dëshirës...” Legjenda të kapura flurthi, fabula ose apologje, këto Novela orientale përbëjnë një ngrehinë më vete në veprën e Marguerite Yourcenarit, të çmuar, si një kishëzë brenda një pallati të pafund. Realja aty bëhet e pasigurt, ëndrra dhe miti flasin me një gjuhë përherë të re, dhe, nëse dëshira dhe pasioni digjen aty nga një zhur i egër, pothuaj i papritur, kjo ndodh ngase gjejnë, ndoshta, në këto tregime të shkurtra e të kursyera, kontrastin ideal dhe të nevojshëm për flakërimin e tyre të beftë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe120
Viti i Botimit1993
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë