Dy autoret me te kerkuar shqiptare te vitit 2023

Ben Blushi, Mira Meksi SET0370

New product

Përshkrim i shkurtër

Ben Blushi dhe Mira Meksi jane padyshim autoret me te lexuar shqiptare te ketyre muajve. Pikerisht per kete arsye, ne kemi vene ne nje set dy librat me te fundit te ketyre autoreve: Komploti dhe Parisi vret, - si nje perzgjedhje e nxitur edhe nga reagimet e lexuesve

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Komploti” nga Ben Blushi

https://bukinist.al/sq/utopik-distopik/15717-komploti.html

Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft.

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.

 

Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.

Në këtë lojë futen edhe tre hebrenj të krisur që, për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën.

Tre hebrenjtë do të luajnë deri në fund gjithë fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë befasues dhe i paimagjinueshëm për të gjithë.

 

Parisi vret nga Mira Meksi

https://bukinist.al/sq/onufri/15642-parisi-vret.html

Shkrimtari i njohur Martin Gjergji merr një ftesë të papritur dhe plot mister nga Ministria e Jashtme e Francës.

Është viti 1990. Lejohet të udhëtojë për në Paris pa shoqërues. Gjithçka i tregon se policia e fshehtë e Tiranës i ka ngritur një kurth për ta eliminuar.

Vargjet profetike të një poezie të tij të vjetër i krijojnë parandjenja ankthi dhe frike. Pengesa nga më të jashtëza- konshmet i presin rrugën drejt qëllimit të madh të jetës – rimishërimit të tij në trupin e një gruaje në botën e lirë.

Një nga vajzat më të bukura dhe më interesante të kryeqytetit shqiptar dërgohet inkonjito nga policia e fshehtë e Tiranës në Paris, me një mision delikat që lidhet me Martin Gjergjin. Letra që papa Paulus Secundus i dërgon Skënderbeut më 1468 është e kyçur me “kodin djallëzor” dhe pret të deshifrohet nga një kriptolog i famshëm.

Këto dhe plot ngjarje dhe aventura të pabesueshme dashurore dhe ezoterike, krijojnë një thriller të jashtëza- konshëm magjik që merr jetë në faqet e këtij romani të shkruar mjeshtërisht nga Mira Meksi.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1