Romancat e vitit 2023

Xhulia Kaminito, Sveva Casati Modignani SET0366

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi zgjedhur dy autore italiane te cilat kane lene gjurme ne zhanrin e romances. Per kete arsye, ne i kemi bere bashke per lexuesit qe duan te dhurojne per te dashurit e tyre romanca me rastin e festave te fundvitit.

More details

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 610 Lekë

-10%

2 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban

“Uji i liqenit nuk eshte kurre i embel” nga Xhulia Kaminito

https://bukinist.al/sq/romance-pasion/15763-uji-i-liqenit-nuk-eshte-kurre-i-embel.html

Xhulia Kaminito i jep jetë një romani ankoruar në realitet, përshkuar njëkohësisht prej një paqetie radikale, që e kthen shkrimin thelbësor e të matur, shpues e poetik, në bastionin e fundit kundër fantazmave që na kanosen. Liqeni është një pasqyrë magjike: në tabanin e tij, së bashku me grazhdin e përmbytur, shohim rininë, sfidën e saj këmbëngulëse ndaj palumturisë.

Erë algash të shkitshme dhe rëre të dendur, erë pendësh të lagura. Është një krater antik, tashmë plot me ujë: është liqeni i Braçanos, ku ankoron familja e Antonias, gruas krenare deri në kokëfortësi, që e vetme kujdeset për një burrë ulok dhe katër fëmijë, teksa largohet prej mospërfilljes së Romës. Antonia është shumë e ndershme, Antonia nuk pranon kompromise, Antonia beson tek e mira e përbashkët, por  pavarësisht kësaj do t’i mësojë bijës së vetme të mbështetet thjesht tek aftësitë e veta e ta mbajë kokën lart.

Dhe Gaia mëson: të mos qahet, të hipë përditë në tren për të shkuar në shkollë, të lexojë libra, ta fshehë telefonin në një kuti këpucësh, të zhytet në liqen, edhe pse rrymat e tërheqin së poshtmi.

Janë vitet 2000. Gaia dhe miqtë e saj rriten në një botë, nga e cila betejat politike e qytetare ndodhen larg, pranë është  vetëm  kabotazhi i vogël i objekteve të zotëruara apo të mohuara, i mesazheve të para, ujërat e palëvizshme të një ekzistence pa horizonte.

 

“Nese zemra do te fliste” nga Sveva Casati Modignani

https://bukinist.al/sq/romance-pasion/15816-nese-zemra-do-te-fliste.html

Nje tjeter roman i bukur per lexuesit e pasionuar te Sveva Casati Modignani, - hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese “Dudaj”

Xhulieta Brena është një grua e shkëlqyer. Ka një jetë të pasur plot me dashuri, që i përmbush edhe boshllëkun e lënë nga i ndjeri bashkëshort. Por, ka një gjemb në zemrën e saj që e mundon prej dyzet vitesh.

Është dashuria e saj e parë, burri që e ka tradhtuar dhe poshtëruar në mënyrë të pafalshme. Xhulieta ka bërë të pamundurën për ta harruar, por fytyra e tij është në të gjitha gazetat ku flitet për sukseset si sipërmarrës. Në përpjekjen për t’u çliruar një herë e përgjithmonë prej tij, ajo djeg fotot dhe letrat që dëshmonin dashurinë e tyre të largët.

Në moshën gjashtëdhjetëvjeçare ajo kërkon të nisë një jetë të re. Roko Di Falko ka një origjinë shumë të thjeshtë. Ka lindur në Siçili, është transferuar me familjen në Milano në vitet pesëdhjetë.

Një ngjarje traumatike e ka privuar nga siguria që të jep familja duke e plagosur thellë, për pasojë puna është e vetmja arsye e jetës së tij. Intuita dhe shkathtësia e kanë bërë njërin prej njerëzve më të pasur të botës, i aftë që përmes prodhimit të syzeve, të krijojë një perandori ekonomike. Por me gjithë nismën dhe gjenialitetin si aftësi profesionale, jeta e tij private ka qenë vetëm një dështim.

E vërteta është që ai nuk ka reshtur kurrë së dashuri Xhulietën, gruan që në mënyrë të turpshme ka tradhtuar. Ka ardhur momenti që ai ta rifitojë atë.

Ritakimi i tyre është një histori e jetuar me intensitet e me pasion, një qark efektesh skenike që e mbajnë lexuesin të lidhur që nga faqja e parë deri në të fundit.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1