Romancat me te kerkuara ne vitin 2022 – set

Taylor Jenkins Reid, Mitsi Valaka A-008582

New product

Përshkrim i shkurtër Keto dy romanca vazhdojne te shiten panderprere, prandaj ne i kemi vendosur ne nje set, per te gjithe lexuesit qe jane te pasionuar pas ketij zhanri. Keto libra bashkerisht, vijne tek lexuesi ne oferte.

More details

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban: “Shtate bashkeshortet e Evelin Hygose” nga Taylor Jenkins Reid https://bukinist.al/sq/libra-te-rinj/13029-shtate-bashkeshortet-e-evelin-hygose.html EVELIN Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani? Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lënë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t'i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta përdorë këtë mundësi për t'i dhënë një shtysë përpara karrierës. Në apartamentin luksoz të Evelinës, Monika dëgjon e mahnitur historitë që i tregon aktorja. Duke e nisur nga mbërritja në Los Anxhelos në vitet 1950, te vendimi për ta lënë biznesin e shfaqjeve në vitet 1980 dhe, sigurisht, duke i treguar edhe për shtatë burrat që kishte ndërruar, Evelina shtjellon një histori ambicieje të pamëshirshme, miqësish të papritura dhe dashurish të ndaluara. Monika fillon të ndihet mjaft e lidhur me yllin legjendar por, ndërsa historia e Evelinës i afrohet fundit, bëhet e qartë se, jeta e saj ndërthuret me atë të Monikës në mënyrë tragjike dhe të pakthyeshme. “Dashurite e medha nuk veshin fustan nuserie” nga Mitsi Valaka https://bukinist.al/sq/oferta-te-ndryshme/1896-dashurite-e-medha-nuk-veshin-fustan-nuserie.html “Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar”- Këtë leksion na jep Mitsi Valaka në romanin që po ndajmë me lexuesin

Data sheet

Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë