Cmim i reduktuar! Romancat me te kerkuara ne vitin 2022 – set Shiko më të madhe

Romancat me te kerkuara ne vitin 2022 – set

Taylor Jenkins Reid, Mitsi Valaka A-008582

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Keto dy romanca vazhdojne te shiten panderprere, prandaj ne i kemi vendosur ne nje set, per te gjithe lexuesit qe jane te pasionuar pas ketij zhanri. Keto libra bashkerisht, vijne tek lexuesi ne oferte.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban: “Shtate bashkeshortet e Evelin Hygose” nga Taylor Jenkins Reid 
EVELIN Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika.
Pse ajo?
Dhe pse tani?
Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lënë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t'i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta përdorë këtë mundësi për t'i dhënë një shtysë përpara karrierës. Në apartamentin luksoz të Evelinës, Monika dëgjon e mahnitur historitë që i tregon aktorja.
Duke e nisur nga mbërritja në Los Anxhelos në vitet 1950, te vendimi për ta lënë biznesin e shfaqjeve në vitet 1980 dhe, sigurisht, duke i treguar edhe për shtatë burrat që kishte ndërruar, Evelina shtjellon një histori ambicieje të pamëshirshme, miqësish të papritura dhe dashurish të ndaluara.
Monika fillon të ndihet mjaft e lidhur me yllin legjendar por, ndërsa historia e Evelinës i afrohet fundit, bëhet e qartë se, jeta e saj ndërthuret me atë të Monikës në mënyrë tragjike dhe të pakthyeshme.

“Dashurite e medha nuk veshin fustan nuserie” nga Mitsi Valaka
 “Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh.
Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar”- Këtë leksion na jep Mitsi Valaka në romanin që po ndajmë me lexuesin

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë