Sagat e veres 2022 – set

Carlo Levi, Roxane Van Iperen A-008570

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi perzgjedhur dy sagat me te vecanta te shkruara per luften dhe qe jane botuar gjate vitit 2022 nga dy shtepi te njohura botuese: Living dhe Dudaj

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 205 Lekë

-10%

2 450 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:
“Krishti eshte ndalur ne Eboli” nga Carlo Levi
Libri ka një nivel të lartë intelektual, ku ndihet kultura evropiane në të cilën Carlo Levi ka rrënjët e tij, ku me kulturë evropiane nënkuptojmë atë të asaj epoke, deri në fund të Luftës së" Dytë Botërore.
Në këtë roman gjendet pasioni për t'i sistemuar të gjitha të dhënat e një ligjërimi koherent, por ende jo ndrojtja për të thyer harmoninë e një sistemimi me dijenitë e reja, me vëniet e reja në diskutim pra, nuk gjendet akoma qëndrimi olimpik, kulturalisht i kenaqshëm që Carlo Levi farkëtoi më vonë si një koracë kundër një pjese të madhe të problemeve të periudhës bashkëkohore.

“Motrat e Aushvicit” nga Roxane Van Iperen
Gjatë një nate të ftohtë shkurti të vitit 1943, familja Brilleslajper arriti në Folenë e Lartë, një shtëpi e fshehur në pyll, në periferi të fshatit Naarden, në lindje të Amsterdamit.
Brenda mureve të kësaj shtëpie, motrat e reja Brilleslajper, Lina dhe Jani, organizojnë një operacion shpëtimi, ndër më të guximshmit në historinë e Vendeve të Ulëta gjatë pushtimit nazist, pikërisht nën hundën e udhëheqësve të Lëvizjes Nacional-socialiste, që banojnë pak qindra metra larg shtëpisë së tyre.
Foleja e Lartë bëhet vendi i fshehjes për dhjetëra hebrenj ilegalë, që gjejnë atje jo vetëm një vend të sigurt ku të jetojnë, por edhe ngrohtësinë e një familjeje të madhe dhe gjallërinë e një komuniteti artistësh: ndërsa lufta ashpërsohet, shtëpia mbushet me gëzimin për të jetuar dhe të muzikës që Lina dhe miqtë e saj luajnë mes gazit e haresë së fëmijëve.
Por në qershor 1944, Foleja e Lartë nuk ishte më vendi i sigurt. Lina dhe Jani u arrestuan dhe u dërguan në kampin e përqendrimit të Westerborkut.
Atje takuan edhe Ana Frankun dhe motrën e saj Margonë, me të cilat u internuan në Aushvic e më pas në Bergen-Belsen, ku Jani dhe Lina do të kujdesen për motrat Frank deri në ditët e tyre të fundit të jetës. Ato do të jenë ndër të paktët njerëz që i mbijetuan ferrit të kampeve dhe që u kthyen në Amsterdam

Data sheet

Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDiana Kastrati, Oriana Tamburi
I ri1