Alfabetare e gjuhes shqipe View larger

Alfabetare e gjuhes shqipe

Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto MAS0005

New product

Përshkrim i shkurtër Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319043

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot. Autorët, të ushqyer nga fryma e kohës, botuan në vitin 1879 këtë libër duke zbatuar në të një alfabet të vetëm, i njohur dhe si alfabeti i Stambollit. Alfabetarja e gjuhësë shqip nuk ishte vetëm një libër i thjeshtë për të mësuar alfabetin e ri të përbashkët kombëtar, për të mësuar shkrimin dhe leximin në gjuhën shqipe, por ajo kishte dhe një karakter enciklopedik për Shqipërinë e për shqiptarinë, për botën, për gjithësinë dhe për njeriun. Ajo përmban shkrime rreth gjuhës shqipe, origjinës dhe historisë së shqiptarëve, rreth gjeografisë së Shqipërisë dhe të botës, rreth moralit njerëzor e shoqëror, si dhe njohuri të thjeshta për aritmetikën. Vepra botohet me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqërisë së Shtypuri Shkronja Shqip, si botim i plotë anastatik. Ky botim anastatik u mbështet mbi kopjen e posaçme që iu dhurua Sulltan Abdylhamidit II nga Sami Frashëri. Kjo kopje e Alfabetares gjendet në bibliotekën e veprave të rralla të Universitetit të Stambollit.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages140
ISBN9789928319043
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë