Fan Noli BDI0158
New product
Theofan Stilian Noli, një prej figurave më të spikatura të lëvizjes patriotike shqiptare, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat mbetet 1920-1930. Poezitë e tij më të mira janë përfshirë në vëllimin Album. Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj.
10 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9992731397 | |
Në këtë antologji me krijime të poetit dhe përkthyesit të mirënjohur përfshihen një pjesë e poezive të para të tij, vëllimi Album prej të cilit veçojmë poezi si Hymni i Flamurit, Jepni për nënën, Moisiu në mal, Shën Pjetri në mangall, Shpell'e Dragobisë etj, mjaft përkthime mjeshtërore të autorëve të shquar si Omar Khajam, Edgar Allan Poe, Viktor Hygo, Uilliam Shekspir etj, si dhe disa introdukta. Kjo përmbledhje plotëson më së miri kërkesat e programit të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme.
| pages | 142 |
| ISBN | 9992731397 |
| Redaktori | Petrit Ymeri |
| Published year | 1998 |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Historia e Skënderbeut është një vepër shkencore e nivelit shumë të lartë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e autorëve të shumtë që kanë shkruar mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopen tonë kombëtare.
Në vëllimin Vepra I përfshihen: Albumi 1, Albumi 2, Poezitë e para dhe parafrazat e fundit, Prozë poetike, Israilitë dhe filistinë, si dhe Rubairat.
Noli’s dissertation bears the short, emotionally neutral title, George Castrioti Skanderbeg, and is written strictly abiding by the didactic guide-book for a doctorate. To this day, it may well be considered a piece of model of academic writing, in terms of both its depth of research and form of presentation.