Botimi më i ri i Shtëpisë Botuese Dritëro, në duart e lexuesit: “Dashuri në moshën e Krishtit”, i cili sjell një anëtë panjohur të shkrimtarit: Një libër që drithëron me drithërimat e një dashurie të jashtëzakonshme: Vajza shkodrane, e bukur, tekanjoze, plot ëndrra, ngjiz një dashuri të lakmueshme për shumëkënd me shkrimtarin e madh, me pasion të çmendur,...
Vëllimi poetik me 82 poezi i kushtohet jetës në të gjithë spektrat e saj, dashurisë, mallit dhe vdekjes. Poezi të zhytura në metafora kuptimplota ashtu si dhe vetë titulli i këtij libri. Aleksander Cipa shprehet se: Nuk kumtoj vetëm përmes tekstit, por përmes metatekstit. Janë emocione dhe qasje të meditimit që lidhen me 3 elementët ekzistenciale të botës...
Një libër që të fut në mendime për bashkëshorten e shkrimtarit të madh e cila ishte vetë e lindur për të qenë shkrimtare... Një profesion dhe pasion i pakultivuar për hir të një sakrifice sublime për të madhin shkrimtar. Profili i një tregimtareje fare të veçantë, me një gjuhë të sinqertë dhe narracion të këndshëm.
Pas viteve 90-të Spartak Ngjela ka botuar dy romane “Shpella e vdekjes” dhe “Helena R” dhe tani së fundi edhe romanin “Hakmarrja e një gruaje”, ku protagoniste është një femër dhe jeta e saj gjatë komunizmit dhe raportet me Sigurimin e Shtetit
Ky libër është shkruar në vitin 1979 dhe i rivjen lexuesit në duar pa ndryshime thelbësore pas 37 vitesh. Në këtë roman pasqyrohen ato shqetësime të njerëzve dhe ato mendime që kishte nxjerrë koha si rrjedhim i ngecjes dhe ngrirjes së shoqërisë, i krizës shpirtërore dhe ideore të saj. Duke pasur këtë sfond të krizës së përgjithshme të shoqërisë,...
“Këngët e buzëqeshjes” është ndoshta i vetmi botim që përmban aq shumë koncentrat buzëqeshje, në të gjitha format e saj: nënqeshje, buzagazje, qeshje të hareshme, qeshje hidhshëm. Ky ribotim, i pasuruar me dorëshkrime e poezi të pabotuara më parë, vjen në këtë vjeshtë të trazuar me mjaft freski, origjinalitet në përmbajtje e formë.
Rilindja e Dritëroit të madh përmes kujtimeve të miqve. Moshatarë me të, apo shumë më të rinj. Por sa e papërfillshme diferenca e moshës. Bashkëudhëtarë në shtigje të njëjta apo nevojtarë në kërkim të një dritërreze dritëroiane? Në dy epoka të jetuara ndryshëm, rrëfime të ndjera plot emocion për Dritëroin mik, shok, Njeri...
“Nën hijen e Kodrës së gjelave” është një roman historik, i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse. Ky roman është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.
Një roman historik që sjell historinë e Shqipërisë menjëherë pas tërheqjes së ushtrisë fashiste të Musolinit dhe ardhjes së nazistëve. Shqiptarët strehuan italianët që mbeten në udhëkryq, duke i mbrojtur nga ndëshkimi i ushtrisë gjermane
Aforizmat e Dritëro Agollit përbëjnë një libër me modele të stërlashtë sa gjithë historia e mendimit njerëzor, po aq sa dhe me origjinalitetin e një shekulli të ri. Nuk është aspak e vështirë t’ua gjesh vendin dhe pozicionin aforizmave të këtij libri në strukturën tërësore të veprës së Dritëro Agollit. Lexuesit menjëherë do t’i vijnë në mendje esetë dhe...
Ky është një letërkëmbim i pazakontë, i natyrës komike mes dy personazheve të shquara të kulturës, Dritëro Agolli dhe Gaqo Veshi, të cilët fshihen pas personazheve të njohura si Bamkë Çomaga dhe Hyskë Borobojka. Libri shoqërohet me karikatura, të cilat e bëjnë më të këndshëm këtë libër
Në këtë botim janë përfshirë vëllimet poetike: "Fija e barit në mur", "Intermezzo", "Fshehtësitë e qiririt" dhe "Sonata e Hënës".