Dritëro Agolli DRI0010
New product
Botimi më i ri i Shtëpisë Botuese Dritëro, në duart e lexuesit: “Dashuri në moshën e Krishtit”, i cili sjell një anëtë panjohur të shkrimtarit: Një libër që drithëron me drithërimat e një dashurie të jashtëzakonshme: Vajza shkodrane, e bukur, tekanjoze, plot ëndrra, ngjiz një dashuri të lakmueshme për shumëkënd me shkrimtarin e madh, me pasion të çmendur, me një shpirt si të rrallët e kësaj bote, me një kod ndjenje të deshifrueshëm vetëm nga ata të dy.
878 Items
Shtëpia Botuese | Dritero | |
ISBN | 9789992734735 | |
Viti i botimit | 2018 | |
“Dashuri në moshën e Krishtit” përmban letrat intime të Dritëro Agollit shkruar për Sadijen në vitet 1964-1965, menjëherë pas njohjes dhe lidhjes së fortë me njëri-tjetrin. Njëri në Tiranë e tjetri në Shkodër, gjatë atyre dy viteve pritjeje për t’u bashkuar për gjithë jetën, ata shkruan shumë letra dashurie. Letra shkroi dhe Sadija për Dritëro Agollin, dhe ato përfshihen në këtë vëllim. Janë 44 letra të shkruara nga Dritëroi dhe 20 nga Sadija. Kanë qenë pa dyshim më shumë, por, në fashikullin Letërkëmbimi me Sadijen, 1964-1965, që shkrimtari e kishte sistemuar në gjallje të tij si një koleksion i gatshëm për botim, kaq janë ruajtur.
Letërkëmbimi intim i Dritëro Agollit me Sadijen është vetëm një pjesë e epistolarit të tij. Si fashikuj më vete ruhen gjithashtu letrat me njerëz të njohur, letrat me lexuesit dhe letra të ndryshme. Por pjesa më e madhe e epistolarit të Dritëro Agollit ruhet në arkivat familjarë të miqve të tij.
Koleksioni që botohet në këtë libër ka shumë rëndësi jo vetëm për të njohur botën brenda shkrimtarit, por dhe për faktin se tradita e letërkëmbimit intim në Shqipëri është shumë e varfër. Kanë ndikuar shumë faktorë për kufizimet e kësaj forme të shkruari, që nga analfabetizmi deri te kontrolli shtetëror mbi korrespondencën.
Letërkëmbimi i Dritëro Agollit, si çdo letërkëmbim, i është adresuar një lexuesi të vetëm, së dashurës. Por nuk mund të përjashtohet dhe një lexues i projektuar, lexues i së ardhmes, lexues publik. Fakti që vetë shkrimtari i kishte sistemuar në një fashikull, duke i lënë të gatshme për atë që do të donte t’i botonte provon se ky letërkëmbim qysh kur u shkrua ka pasur dy regjistra komunikimi: i pari si letra dashurie dhe i dyti si letërsi pasioni.
Stilistikisht është shumë e lehtë të dallohet D. Agolli si letërshkrues, si kumtues, prej D. Agollit si shkrimtar brenda të njëjtit koleksion letrash.
Lloji i botimit | Paper back |
pages | 232 |
ISBN | 9789992734735 |
Viti i botimit | 2018 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
I ri | 1 |
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
"Albania madre" e un poema del tipo epico-lirico, il piu difffuso e congeniale nella litteratura communista albanese
Poezi tashmë në kulminacionin e artit “dritëroian”, poezi mbi jetën e vdekjen, gëzimin e trishtimin, ndjenjën dhe erosin, natyrën dhe qytetërimin, rininë e pleqërinë. Filozofia e mbrujtur aq mrekullisht dhe aq natyrshëm me mençurinë e thukët të popullit, me artin e madh të Dritëroit shprehur në vargje të mahnitshme. Ironia dhe sarkazma, nënsqeshja dhe...
Ky libër është shkruar në vitin 1979 dhe i rivjen lexuesit në duar pa ndryshime thelbësore pas 37 vitesh. Në këtë roman pasqyrohen ato shqetësime të njerëzve dhe ato mendime që kishte nxjerrë koha si rrjedhim i ngecjes dhe ngrirjes së shoqërisë, i krizës shpirtërore dhe ideore të saj. Duke pasur këtë sfond të krizës së përgjithshme të shoqërisë,...
Ky roman është botim i cilësisë së lartë, delux, me kopertinë të trashë, - i bazuar në variantin që autori ka rishikuar në vitin 1999 dhe është hedhur në qarkullim me rastin e 85 vjetorit të tij. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” mbetet ndër veprat më të arrira të Agollit, me plot mjeshtri dhe ironi therëse ndaj burokracisë rrënuese që ndërtoi sistemi...
Ndonëse vetë shkrimtari është shprehur se me "Arkën e Djallit" do të ndryshojë përfytyrimin e letërsisë shqipe, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973).
Për ta nisur ditën me një nga poezitë e mjeshtrit të fjalës, shkrimtarit Dritëro Agolli - Një antologji e përzgjedhur me krijimtarinë më të mirë të këtij poeti të njohur të letrave shqipe
Kjo është një përmbledhje e zgjedhur me poezi, me rastin e 75-vjetorit të gruas së poetit Dritëro Agolli, Sadijes.
Aforizmat e Dritëro Agollit përbëjnë një libër me modele të stërlashtë sa gjithë historia e mendimit njerëzor, po aq sa dhe me origjinalitetin e një shekulli të ri. Nuk është aspak e vështirë t’ua gjesh vendin dhe pozicionin aforizmave të këtij libri në strukturën tërësore të veprës së Dritëro Agollit. Lexuesit menjëherë do t’i vijnë në mendje esetë dhe...
Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu
Një roman historik që sjell historinë e Shqipërisë menjëherë pas tërheqjes së ushtrisë fashiste të Musolinit dhe ardhjes së nazistëve. Shqiptarët strehuan italianët që mbeten në udhëkryq, duke i mbrojtur nga ndëshkimi i ushtrisë gjermane
Në këtë botim janë përfshirë vëllimet poetike: "Fija e barit në mur", "Intermezzo", "Fshehtësitë e qiririt" dhe "Sonata e Hënës".
Dritëro Agolli është ndër autorët më të shquar të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ne kemi përzgjedhur në këtë set dy prej kryeveprave të tij; “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, shkruar në vitet ’70 dhe “Arka e djallit”, botuar pas viteve ’90. Me këto dy romane është mënyra më e mirë për të njohur magjinë e rrëfimit agollian.
“Këngët e buzëqeshjes” është ndoshta i vetmi botim që përmban aq shumë koncentrat buzëqeshje, në të gjitha format e saj: nënqeshje, buzagazje, qeshje të hareshme, qeshje hidhshëm. Ky ribotim, i pasuruar me dorëshkrime e poezi të pabotuara më parë, vjen në këtë vjeshtë të trazuar me mjaft freski, origjinalitet në përmbajtje e formë.