Reduced price! Kloroform View larger

Kloroform

Klara Buda KBU0001

New product

Përshkrim i shkurtër

I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, “Kloroform” është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit. Përvoja jetësore, shkollimi në perëndim, mjeshtria artistike i kanë dhënë këtij romani sukses në komunikimin me lexuesit e shumtë

More details

76 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994301393

723 Lekë

-15%

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Përmes një morie ngjarjesh që ndjekin njëra-tjetrën me një shpejtësi marramendëse, një grup studentësh do të gjenden ballë për ballë me diktaturën dhe do të zbulojnë mizorinë e saj.

Gjithçka do të marrë tatëpjetën thjesht nga një gabim fatal në një mbrëmje të zakonshme…

Nga dashuria e ndaluar, tek dhunimi i intimitetit e duke përfunduar tek morfinomanët e fshehur në statistikat zyrtare.

Klara Buda trajton temat më tabu të brezit të saj. Është fiksioni që mungonte mbi diktaturën, me të cilin Klara Buda me formim perëndimor, hyn denjësisht në letrat shqipe.

Romani “Kloroform“ i autores Klara Buda, pa dyshim që ka tërhequr vëmendjen e mbarë lexuesit shqiptar dhe të huaj, studiusve dhe eseistëve, të cilët përbrenda kësaj vepre letrare kanë gjetur atë pjesë të errët të jetës njerëzore, që nën një shoqëri të diktuar vërejnë metastazat e rrënimit dhe degradimit të personalitetit njeri, dhe për më tepër hedh dritë mbi atë të shkuar tinzare,e cila nuk kursente asgjë, për të shtuar ditët e agonisë dhe marrëzisë së shndërruar në sistem!

Që në hyrje të këtij romani do të ndeshemi me një përafrim që i përket kësaj lloj bote, për ta shpjeguar, për ta konceptuar dhe trajtuar si një teatër të hapur jetësor, i cili në mënyrë relative do të përballë personazhet dhe do krijojë hapësirat e duhura për intrigim, pasqyrim dhe perifrazim.

E pahijshmja apo e pakëndshmja e mjedisit mbytës, të rëndomtë, por dhe sinjikativ për atë realitet grishës performon me gjetjen stilistike dhe zbërthimin analitik të karakterit personazh, i cili përbrenda guaskës dhe mjerimit shpirtëror që e karakterizon, hedh dritë dhe paralelizon slloganet dhe zhurmën e modelit me cinizmin dhe paranojën e të verbërit. Kurbat e shtjellimit të ngjarjes (ose trajtesa dhe karakteri rrëfyes) zbulojnë enigmën dhe fshehtësinë e mekanizmit totalitar, misticizmin dhe dritëhijen e tij, lulëzimin farsë dhe kobin shkatërrimtar të jetës, fanatizmin dhe hallkat për të shtënguar të vërtetën, moralin e kalbur dhe sipërfaqësoren “elitare“.

Brenda botëkuptimit të autores Buda, padyshim që do ndeshemi me anën racionale të saj, me ndjenjësinë dhimbje dhe trajtesë specifike, me grafikë tjetër për realizim tablosh dhe paraqitje konfigurative. Le të hedhim një vështrim të shkurtër në minaturë dhe të posedojmë rreth temës, mesazhit, idesë dhe qëllimit themelor të autores!

Moria e personazheve fillon me kryepersonazhen Alma Fishta, të cilës i kërkohej heqja e identitetit dhe denegrimi i saj njerëzor, pët të vazhduar me rrëmujën e jetës studentore, e cila përbrenda lirshmërisë dhe botës së tyre monitorohej dhe sfumohej çdo çast, për të kaluar pastaj tek nje sintezë krahasuese, që jepet me mjaft sarkazëm (Morgu=Laboratorin), pa veçuar momentin kritik të asaj mbrëmjeje (ku personazhet kryesore, Alma dhe Adriani), kryejne të vetmin akt që mund të kryejnë dy të dashuruar dhe për këtë shkak indeksohen nga morali kohë si mëkatarë. Kalvari i dhembjes dhe vuajtjes do ndjekë pas si hije, do ravijëzojë me të tjera tablo të errëta, duke filluar që nga ndjekjet dhe vrasjet, për të vazhduar me narkotizmin e provokuar, shkatërrimin e mbivlerës sonë njerëzore dhe paraqitjen e një të riut model me identitet të rremë!

Ne kontekst të plotë dhe me trajtesat e modeleve të përafërta si Milan Kundera, “E vërteta duhet njohur”, pastaj Njegoshin, “Tiranisë i duhet vënë këmba në fyt dhe kjo është detyra më e ndritshme njerëzore“, çel së pari modelin Kloroform, që në thelb dhe përmbajtje, ka për simbiozë këtë idilë udhëheqëse dhe që me autentizmin dhe brendinë e tij, e radhit Klara Budën, në plejadën e autorëve të prespektivës dhe të së nesërmes. “Kloroform” përbën inflacionin e fjalës, sëmundje e kohës dhe nën këtë lajmotiv, shtjellat dhe ngrehinat e perdes diktatoriale, denoncohen me guxim, me objeksion të plotë, me qëllim të mirëpërcaktuar, që kjo e keqe e madhe të mos përsëritet. “Kloroform” në pamje të parë tingëllon si një përcjellje e imazhit të shkuar, e një mënyre jetese të kryqëzuar ende pa lindur, por po të depërtosh në thellësi, kupton sublimitetin e autores, për të mos patur shndërrim në formë dhe përmbajtje të fenomenit, por dritësi dhe intelektualitet për ta trajtuar dhe goditur.

Sigurisht që ky këndvështrim panoramik ka një autoritet krijues, mbart një mesazh të madh dhe të gjerë, shtjellon dritëhijet dhe anatemon sakrificën e brezit të vet. Për më tepër, ka modul trajtese dha anë kompozicionale, që për nga paraqitja grafike dhe gjetja stilistike, veprën e shkruar e vendos në kornizat e vlerave të larta letrare shqipe.

Shkëputur nga libri eseistik “Ngjyrime Universale” ( Ese-1) me autor Agron Shele

 

Data sheet

pages192
ISBN9789994301393
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori