Prit dhe pak View larger

Prit dhe pak

Dritëro Agolli DRI0001

New product

Përshkrim i shkurtër

Poezi tashmë në kulminacionin e artit “dritëroian”, poezi mbi jetën e vdekjen, gëzimin e trishtimin, ndjenjën dhe erosin, natyrën dhe qytetërimin, rininë e pleqërinë. Filozofia e mbrujtur aq mrekullisht dhe aq natyrshëm me mençurinë e thukët të popullit, me artin e madh të Dritëroit shprehur në vargje të mahnitshme. Ironia dhe sarkazma, nënsqeshja dhe buzëqeshja si rrallëherë e si rrallë në botime të mëparshme. I madhi Dritëro, na befason.

More details

878 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dritero
ISBN9789928418920
Viti i botimit2016

950 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Shënimi i autorit, Dritëro Agolli në hyrje të botimit: “Kullota e imagjinatës”

Aspak s’e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha në një kohë, kur i kam kaluar të 80-të vitet dhe kur, siç i thotë Noli Milto Sotir Gurrës “ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy”. Po ja që poezia ndonjëherë u kthyeka në mënyrë jetese, domethënë, në një ushqim të përditshëm, për të mbajtur shpirtin gjallë. Ky ushqim u mblodh javë për javë e muaj për muaj dhe pa u kuptuar u mbush një fletorkë e tërë.

Dhe kështu, duke rënë fjala për ushqimin, që dikujt ky emërtim për poezinë mund t’i duket banal, m’u kujtua një mendim i Bodlerit, se “Gjithë universi i dukshëm nuk është gjë tjetër veçse një magazinë imazhesh dhe shenjash, të cilave imagjinata do t’u japë një vend dhe një vlerë relative: është një lloj kullote, të cilën imagjinata duhet ta hajë dhe ta transformojë”.

Unë, me sa duket, jam mësuar në këtë kullotë si ai kau plak, që ha dhe ripërtyp, megjithëse dhëmbët i janë shkurtuar. Edhe kjo ripërtypje është një lloj transformimi. Kjo më sjell në mend diçka të largët.

Im atë kishte një ka, që e mbajti edhe të plakur. Kur e shihte që kulloste në livadh, thoshte: “Ha bar, i shkreti, po dhëmbët i janë shkurtuar, se ngaherë përtypet”. Ishte ky një ka ahuri dhe e thërrisnim me emrin Kazil. Edhe kur u plak dhe nuk mund të lëronte, im atë nuk e theri për ta bërë pastërma. “Të rrojë sa të rrojë”, thoshte ai. Dhe një ditë kaut i shkanë këmbët e plakura në një monopat shkëmbor në Poçravë, - kodër mbi fshatin Menkulas, përtej lumit të Devollit, - dhe ra. Im atë thoshte “vdiq”.

Ky është element i universit, dua të them edhe kjo vdekje. Dhe “universi” shqiptar ka një kullotë aq të pasur, sa edhe imagjinata më e ndezur do të nginjej dhe do të velej, duke kullotur.

Mbase kjo më ka shtyrë të nxjerr në dritë edhe këtë libër me titullin “Prit edhe pak”, që do të thotë se ende nuk e kam kullotur livadhin. Po ka edhe një arsye tjetër. Mendova që këtë përmbledhje vjershash t’ia kushtoj gruas sime, Sadijes, e cila ka mbi gjysëm shekulli, që ecën krah meje. Për vargjet e mia ajo vuan pothuajse si unë.

Dritëro Agolli

Tiranë, 16 janar 2014

Dedikimi i autorit për bashkëshorten

E dashur Sadije,

Të dua si jetën time, madje edhe më shumë; dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh. Unë edhe i vdekur, do të ndjek për të të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anën e një fluture, që do të dalë nga kockat e mia.

Dritëro Agolli

13 Maj 2014

 

 

Shënimi i Sadije Agollit, e cila është bashkëshortja dhe njëherësh redaktorja e këtij botimi

Ky libër po botohet në kuadrin e 85-vjetorit të Dritëroit. Nuk e di a do të kem fuqi fizike, mendore dhe optimizëm për të nxjerrë libra të tjerë nga dhjetëra dosje, që i kemi në sirtarët e bibliotekës së dhomës së gjumit, pasi studioja me bibliotekën e tij të stërmadhe, është kthyer në një magazinë librash. Në studion e tij janë grumbulluar dhjetëra e dhjetëra libra në prozë, në poezi, libra kujtimesh e historikë, që i janë dhuruar Dritëroit me autografet e autorëve, me vlerësime për Dritëroin si shkrimtar, si mendimtar, si njeri dhe si personalitet i shquar i Shqipërisë. Këto libra janë çmimet që i kanë dhënë Dritëroit kolegët e tij krijues, duke dëshiruar që veprat e tyre të zënë vend në bibliotekën e studios së tij.

Duhet të kishim edhe një apartament tjetër, që të mund t’i sistemonim vetëm librat e shkruar e të botuar në gjini të ndryshme letrare, dosjet e shumta, mbi 200 albumet me fotografi gjatë 52 vjetëve njohjeje dhe bashkëjetese, por edhe çmimet e shumta që ka marrë për veprat e tij, për jetën e tij shoqërore, politike dhe si përkthyes i poezive të poetëve botërorë, që ai i ka dashur dhe i ka përkthyer në gjuhën tonë të bukur me një përkushtim të veçantë.

Sadije Agolli - 24 Janar, 2016

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages208
ISBN9789928418920
Shtëpia botueseDriteror
RedaktoriSadije Agolli
Viti i botimit2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë