Lauren Asher MUZA0050
New product
Libri i parë i serisë bestseller “Miliarderët e Drimlendit”
3 Items
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
| ISBN | 9789928361721 | |
Mirë se vini në Drimlend, në perandorinë e Roan Kejnit!
Një park argëtimi magjepsës në Florida i jep emrin kësaj serie librash dhe vendos në sfond Roanin dhe Zahrën, dy personazhe që nuk mund të ishin më të ndryshëm nga njëri-tjetri, edhe sikur të donin.
Roani është caktuar si drejtori i ri i Drimlendit nga gjyshi i tij i ndjerë. Zahra shfaqet befas, me buzëqeshjen dhe karficat e saj acaruese, duke u endur nga njëri sallon në tjetrin. Pasioni dhe talenti për punën do të bëhen bashkë me tërheqjen dhe epshin që ajo ndjell, duke i lidhur të rinjtë në një marrëdhënie të sinqertë dashurie. Shpejt, Drimlendi do të kthehet në Tokën e Ëndrrave për ta.
E zhgënjyer dhe e tradhtuar nga dashuria e kaluar, Zahra ecën ngadalë e me hapa të sigurt në marrëdhënien e re. Por sa më shumë matet, aq më tepër Roani kërkon prej saj dhe rruga drejt një bashkimi të mundshëm e të qëndrueshëm është e gjatë.
A janë gjithnjë miliarderët e pashëm partnerët e duhur për vajzat e thjeshta? Lauren Asher ka shkrirë mjeshtërisht dy personazhe të forta e me sharm, për të na dhënë një histori të shkëlqyer, e cila më shumë se kurrë është e përshtatshme për t’u lexuar në muajt e nxehtë të verës.
ROANI
Biznesi im janë përrallat. Krijoj parqe rekreative, drejtoj studio diskografike dhe hotele me pesë yje. Nëse ia dal të ristrukturoj Drimlendin, çdo gjë do të bëhet imja. Në fillim m’u duk thjesht interesante ideja për të rekrutuar Zahrën në kompani. Por, më pas e putha. Gjërat u koklavitën më shumë kur i dërgova një mesazh me një numër dhe identitet të rremë. Kur kuptova që e kisha dreqosur, ishte tepër vonë. Njerëzit si puna ime nuk shestojnë asnjëherë funde të lumtura. E sidomos, kur përfshihemi personalisht, i prishim me duart tona.
ZAHRA
Pasi i dorëzova një raport kryekëput kritikues kompanisë Drimlend, fill pasi isha bërë tapë, e vetmja gjë që prisja ishte të më pushonin nga detyra. Por, në vend të kësaj, Roan Kejni më ofroi punën e ëndrrave. Po ku qëndron kleçka këtu? Duhej të punoja me drejtuesin më të vështirë që kisha njohur ndonjëherë në jetë. Roani ishte i paskrupullt, krejtësisht pa edukatë dhe i padurueshëm, por zemra ime nuk donte t’ia dinte. Të paktën, deri në çastin që zbulova sekretin e tij. Ishte pikërisht koha që t’i jepja një mësim të mirë këtij miliarderi. Duhej të mësonte që gjërat në jetë nuk zgjidhen veç me para. Sidomos gjërat mes nesh.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 434 |
| ISBN | 9789928361721 |
| Redaktori | Klodiana Metani |
| Published year | 2024 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 14 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Eni Lasku |
| Roman | Romancë&Pasion |
| I ri | 1 |