Nevërmur Sprovat e Morigana Krout View larger

Nevermur Sprovat e Morigana Krout

JESSICA TOWNSEND MEP0026

New product

Përshkrim i shkurtër

“Nevërmur” i Jessica Townsend-it: Spriovat e Morigana Krout nuk është thjesht një debutim i jashtëzakonshëm. Tërheqës, magjepsës, dhe i shkruar në mënyrë të mrekullueshme, ky libër sjell një aventurë të jashtëzakonshme që me siguri do të bëhet libri i preferuar për shumë lexues..” - Trenton Li Stjuart, autor bestseller i serisë Mysterious Benedict Society

More details

896 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
ISBN978-9928-08-335-7
Viti i botimit2018

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Morigana Krou është një fëmijë i mallkuar. E lindur natën e Errësirës, nata më fatkeqe për të lindur një fëmijë, Moriganës ia hedhin fajin për të gjitha fatkeqësitë që ndodhin në qytet, nga rënia e breshrit deri te sëmundjet e banorëve, dhe, më e keqja, mallkimi e ka paracaktuar që të vdesë në mesnatë, sapo të mbushë njëmbëdhjetë vjeç. Por, ndërsa Morigana pret fatin e paracaktuar, shfaqet një njeri i panjohur dhe i jashtëzakonshëm: Jupiter Veriu. Të ndjekur këmba këmbës nga Hordhia e Hijeve të Hirta, ai e merr me vete vajzën e vogël dhe e strehon në qytetin magjik të Nevërmurit. Pikërisht në Nevërmur, vajza e vogël zbulon se Jupiteri e ka zgjedhur që të konkurrojë për një vend në organizatën më të famshme të këtij qyteti: Shoqëria e Mrékullit. Por që të bëhet pjesë e saj, dhe të vazhdojë të jetojë në këtë qytet të jashtëzakonshëm përgjithmonë, Morigana duhet të kalojë me sukses katër sprova të vështira dhe të rrezikshme mes qindra fëmijëve të tjerë, përndryshe duhet të largohet përgjithmonë nga Nevërmuri i mrekullueshëm, ndërkohë që e pret një vdekje e sigurt. I shkëlqyer për të gjithë admiruesit e Hari Poterit, ky libër ku ngjarjet rrjedhin shpejt, ku bota imagjinare merr një energji të re që mrekullon si të vegjlit dhe të mëdhenjtë, të tërheq që nga faqja e parë deri në fjalën e fundit.

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages96
ISBN978-9928-08-335-7
Viti i botimit2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximit7-14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKostandin Pula
I ri1