Ballkani në historinë botërore View larger

Ballkani ne historine boterore

Andrew Baruch Wachtel TO0316

New product

Përshkrim i shkurtër

“Ballkani në historinë botërore” është shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994318216

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

14 other products in the same category:

More info

Në përfytyrimet me natyrë historike e letrare, Ballkani përkundet e na vjen si një hapësirë disi e frikshme dhe e papërcaktuar mirë, shpesh i vështruar me sy mohues, si rajon popujsh provincialë e inatçinj, të munduar urrejtjesh etnike e raciale, përherë në prag shpërthimi konfliktesh me dhunë.

“Ballkani në historinë botërore” e ripërkufizon këtë hapësirë në terma pozitivë, duke marrë si pikënisje ata damarë kulturorë, historikë e shoqërorë, që na bëjnë ta shohim këtë rajon si një tërësi koherente e komplekse.

Historiani i shquar Andreë Ëachtel, në këtë libër, e paraqet Ballkanin si një trevë gjeografike të ndërmjetme, ku katër prej qytetërimeve më të mëdha të globit janë shtresuar mbi njëri-tjetrin në një mënyrë të qëndrueshme e të thellë, për të dhënë, në fund, një qytetërim dinamik, nganjëherë që merr zjarr shpejt, shumështresor vendor. Kjo është treva, ku kulturat e Greqisë e të Romës së lashtë, të Bizantit, të Turqisë Osmane e të Europës katolike janë takuar, janë ndeshur dhe herë-herë janë shkrirë.

Historia e Ballkanit, kësisoj, është një histori huazimi krijues, prej popujve vendës, nga qytetërimet e ndryshme, që sa për emër e kanë pushtuar këtë rajon.

Duke pasur në gjirin e vet Bullgarinë, Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Turqinë Europiane, Ballkani ka asimiluar shumë shprehi e tradita, për të dhënë, në fund, një nga rajonet më komplekse e më interesante të rruzullit tokësor.

 

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages184
ISBN9789994318216
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15,5 x 23
PërkthyesiAbdurrahim Myftiu
HistoryBallkani
I ri1