Fatos Kongoli A-002135
New product
Fatos Kongoli, një nga autorët bashkëkohorë më të vlerësuar, vjen me një roman të ri për lexuesit: Gënjeshtarët e vegjël
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Toena | |
Fragment libri
Ajo e mori në telefon në mes të natës. Prej gjashtë muajsh shiheshin vetëm kalimthi, me raste, nuk komunikonin dhe emri i saj ishte i fundit që priste t’i shfaqej në ekranin e celularit. Ai mbeti në mëdyshje, t’i përgjigjej, apo jo; kapitullin me Emën e quante të mbyllur. Kapitulli me Emën ishte mbyllur dhe rihapur më se një herë, por gjashtë muaj të shkuar ai qe bindur përfundimisht: midis tyre nuk funksiononte. Ajo ishte e bukur, e lirshme, ndërsa ai xheloz. Kështu e akuzonte vajza. Dhe grindeshin.
Pasi grindeshin, atij i ndodhte të vuante deri në atë masë sa, për të shpëtuar, ishte gati t’ia këpuste vetes. Ose të vriste Emën. Doemos, nuk bënte as njërën, as tjetrën. Përkundrazi, ajo zotëronte një aftësi të rrallë për të vendosur paqe midis tyre, kështu ai çlirohej nga idetë ogurzeza dhe gjithçka rifillonte si të mos kishte ndodhur asgjë.
Këtë mendoi edhe atë mesnatë gushti, kur në ekranin e celularit iu shfaq emri i saj; po t’i përgjigjej, rrezik të binte pre e dobësisë së tij. Kjo do të thoshte të riniste historia e vjetër. Ai s’kishte kurrfarë dëshire për të rinisur historinë e vjetër.
Gjashtë muaj të shkuar, pas përplasjes me Emën - thjesht një pretekst ky - kishte vendosur të ndërmerrte disa veprime, që i bluante prej kohësh e që do të mund të quheshin radikale. Mbi të gjitha, të shkëpuste më në fund çdo marrëdhënie me kompaninë “Luga”, ku ishte i punësuar në zyrën e financave plot pesë vjet të shkuar. Mirëpo, tashmë i kishte ardhur në majë të hundës, nuk duronte dot më. Disa fytyra, duke nisur nga ajo e bosit, ia shpifnin.
Kështu, i ngarkuar për gjashtë muaj radhazi me idenë e vjetër të një rebelimi, në kushtet e përballjes së përditshme me poshtërimin e vetes, ai mundi të hiqte dorë vetëm nga Ema, asgjë më shumë.
“Çfarë dreqin kërkon ajo prej meje tani, - mendoi, - ç’hall mund të ketë që më telefonon në mes të natës?”
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 237 |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Roman | Psikologjik |
Gjithmonë ka ditur se si ta bëjë për vete lexuesin, edhe pse ruan të njëjtin stil të të shkruarit.Në këtë libër Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti.
Një rrëfim i përkryer romanesk i Kongolit ku ndërthuren realja me irealen, e djeshmja me të sotmen, në një lojë ku shfaqen hije të së kaluarës në kërkim të kujtesës së humbur dhe jetëve të vjedhura.
Pas tetralogjisë "Burgjet e kujtesës" me romanet: "I humburi" (1992), "Kufoma" (1994), "Dragoi i fildishtë" (1999) dhe "Ëndrra e Damokleut" (2001), Fatos Kongolin vjen me "Lëkura e qenit". Një libër i jashtëzakonshëm, ku autori arrin nivelin më të lartë të prozës së tij.
Me këtë roman të ri haluçinant, Fatos Kongoli afirmohet si shkrimtari tjetër i madh shqiptar. Gazeta franceze LIBERATION. Ky libër që lexohet me një frymë, është nderuar me çmimin "Romani më i mirë i vitit 1995" nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai është përkthyer dhe botuar në Francë dhe Itali.
Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi. Ikje prej gjurmëve dhe shenjave që mund të rikujtonin tmerrin e sundimit totalitar kah një...
Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.
Në fillim të viteve '90, Genci Skampa, reporter në një të përditshme, ftohet në një takim gazetarësh ballkanikë në Paris.
Autori kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës.
I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë.
Dy histori dashurie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve.
Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna.
"Ëndrra e Damokleut", një ritregim bashkëkohor, në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhuljetës.
Albana Progri, e sapo diplomuar si farmaciste, është vajza e një ambasadori. E bukur, e përkëdhelur, e mësuar me një jetë të qetë dhe me adhurues të shumtë, befas gjendet në syrin e një cikloni.
Me këtë roman të ri haluçinant, Fatos Kongoli afirmohet si shkrimtari tjetër i madh shqiptar. Gazeta franceze LIBERATION. Ky libër që lexohet me një frymë, është nderuar me çmimin "Romani më i mirë i vitit 1995" nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai është përkthyer dhe botuar në Francë dhe Itali.
Pas tetralogjisë "Burgjet e kujtesës" me romanet: "I humburi" (1992), "Kufoma" (1994), "Dragoi i fildishtë" (1999) dhe "Ëndrra e Damokleut" (2001), Fatos Kongolin vjen me "Lëkura e qenit". Një libër i jashtëzakonshëm, ku autori arrin nivelin më të lartë të prozës së tij.
Kapitulli i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siç e quan ai vetë, “Iluzione në sirtar”.
Një libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, "I Humburi''.
Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli vjen me një roman të ri për të pasionuarit pas rrëfimit të tij, - kësaj radhe me një roman të zhanrit mister.
I botuar për herë të parë më se gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, i përkthyer e i botuar deri tani në gjashtë gjuhë të huaja, ndër të cilat frëngjisht, gjermanisht, anglisht etj., ky libër sjell një tablo të papërsëritshme të jetës së përditshme në epokën e zymtë