Mjekët Shiko më të madhe

Mjeket

Erik Segal BDR0005

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shkruar me gjithë pasionin e " Histori Dashurie" dhe forcën e "Klasës", Erik Segali na fut në jetën e klasës së Shkollës së Mjekësisë së Harvardit të vitit 1962. Romani i tij mahnitës na shfaq zanatin e mjekëve, çfarë ndikon në sjelljen e tyre, intrigat, lëndimi... dhe dashuria.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789995621391

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Që nga përgatitja kyçe e pamëshirshme në shkollën e mjekësisë, përmes orëve të pafund të praktikës dhe rezidencës e deri në triumfet (e ndonjëherë tragjeditë) e më tej, "Mjekët" na sjell të gjallë burrat dhe gratë që kërkojnë të shërojnë, po që në fillim duhet të ecin përmes zjarrit.

Në zemër të romanit është marrëdhënia e paharrueshme e Barni Livingstonit dhe Laura Kastelanos, miq fëmijërie, të cilët veçmas arrijnë famë të turbulluar dhe dashuri të pakënaqshme... derisa miqësia e tyre piqet në pasion. Megjithatë, as përkushtimi ndaj njëri – tjetrit, as dhuntitë etyre mjekësore mund të mos jenë të mjaftueshme për të shpëtuar të vetmen jetë që çmojnë mbi ato të gjithë të tjerëve. "Mjekët" është një roman shpirtcopëtues, i mprehtë, frymëzues dhe kryekëput më se i vërtetë. Është një përshkrim prekës që kulmon në një vrasje, një gjyq... dhe një mrekulli.

Të dhëna

Faqe640
ISBN9789995621391
Titulli origjinalDritan
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiManushaqe Bako