Autorët e këtij libri janë specializuar në fushën e botimeve për natyrën. Teksti i hartuar prej tyre plotësohet dhe gjallërohet me ilustrimet e biologut Román García Mora, i cili është specializuar edhe në fushën e ilustrimeve shkencore, duke iu përkushtuar sidomos rindërtimit paleontologjik, e mbi të gjitha, të dinozaurëve.
Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore.
Libri i katërt epik i të famshmit Kapiten Brekushi i autorit Dav Pilkey vjen për vogëlushët tanë: Situata pafund me Profesor Pipi P. Brekëpordha dhe aventurat e Xhorxhit dhe Haroldit do t’ua mbajnë gazin gjatë....Kapiten Brekushi po kthehet në një rekord global, me mbi 100 milionë kopje të shitura deri më tani në të gjithë botën.
Seria vazhdon me një sukses të jashtëzakonshëm. Kësaj radhe Xhorxhi dhe Haroldi përballen me një përbindëshe: Zonjën Brekëtërheqëse. Ccfarë ndodh me dy djemtë shakaxhinj dhe aventurat me rrobotët e tmerrshëm?!? Kapiten Brekushi po kthehet në një rekord global, me mbi 100 milionë kopje të shitura deri më tani në të gjithë botën.
Motra e Jeronim Stiltonit, është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit. Është gjithnjë e gatshme të niset për udhëtime aventurore prej nga kthehet me artikuj dhe fotografi të bujshme. Tea ka lidhur miqësi të ngushtë me pesë studente të Miushfordit: Koletën, Nikin, Pamelën, Polinën dhe Violetën… Ato janë zemra e grupit Tea Sisters!
Udhëtoni me lojëra në shoqërinë e Mashës dhe të ariut: një kënaqësi e papërsëritshme! Edhe nëse jeni duke shkuar me pushime, te një mik apo duke bërë një shëtitje, librin mund ta merrni gjithmonë me vete! Në të, do të gjeni shumë ushtrime interesante dhe lojëra me heronjtë tuaj të preferuar. Me Mashën dhe ariun, nuk do të mërziteni kurrë!
Përgatituni të lexoni një tregim shprese, guximi dhe vendosmërie. Kjo është historia e vërtetë e Greta Thunberg-ut, por edhe ajo e shumë vajzave dhe djemve të tjerë në gjithë botën, të gatshëm të luftojnë kundër indiferencës së të rriturve, në emër të një të ardhme më të mirë. Sepse nuk je kurrë shumë i vogël për të bërë ndryshime të mëdha.
Një ditë supermiushore... prej kampioni! "Unë jam një miush intelektual, por si të gjithë brejtëstt kam një pasion të madh: futbollin! Edhe unë jam tifoz... por një tifoz miushfisnik,: për mua sporti është kurajë, ndiershmëri dhe miqësi!"
Mos u ankoni që jeni trembur, sepse ky është NJË LIBËR QË TË TREMB, që të bën të hidhesh përpjetë shumë herë. Jemi në të njëjtin autobus drithërimash, që ndoshta e njihni, që tashmë është rrënuar dhe bllokuar në varrezën e makinave. Jashtë bie shi dhe katër fëmijë që kanë gjetur strehë aty, befas dëgjojnë një zë të mbinatyrshëm që tregon ngjarje...
Një histori e mbushur plot me befasi, emocion dhe rimë. Histori si e një mijë e një netëve, e treguar nga Lë Klezio, autor i çmimit “Nobel” në letërsi.
Roberto Piumini, me këtë roman të shkurtër dhe magjik, na zbulon se dashuria nuk është vetëm një lidhje gjaku, por edhe një lidhje befasuese dhe e vërtetë mes njerëzve, që dinë të falin paqe, mbështetje dhe emocione te të tjerët.
Në pragun e Krishtlindjes, ndërsa të gjithë po festojnë, Lavinja, një shitëse e vogël shkrepësesh, po vdes nga uria dhe nga të ftohtit. Bëjini gati shamitë për të fshirë lotët! Në të vërtetë, jo! Bëhuni gati të qeshni, siç nuk ju ka ndodhur ndonjëherë teksa lexoni një libër, sepse historia nuk mbaron aspak siç mendoni ju.
Ky libër të argeton, të emocionon dhe të përfshin vazhdimisht. Një tjetër bestseller në shqip për lexuesit e vegjël nga Filip Osbourne
Libri i dytë emocionues i trilogjisë! Armiku ka rrethuar Fairy Oak dhe fuqia e tij dita-ditës bëhet edhe më e fortë. Aleanca e lashtë midis Dritës dhe Territ lëkundet.
Ky libër me format mjaft të këndshëm përmban fabula e përralla për djem. Jo se vajzat nuk mund ta shfletojnë e ta lexojnë e nuk do të kënaqen me të, por djemtë, është e sigurt që do ta gjejnë veten shumë mirë në secilën prej tyre. Fabulat e Ezopit, të La Fontenit, të Samaniegos, seria e përrallave me qenushin Kiko etj., janë përshtatur mjaft mirë për...
Botuesi është përpjekur që të mbledhë përralla kaq të bukura për t’ua kushtuar, në mënyrë të posaçme, vogëlusheve. Pastaj është kujdesur që t’i botojë me shumë dashuri në një libër me format tepër tërheqës e me ilustrime në çdo faqe, që të kënaqin e të nxitin edhe më shumë përfytyrimin. Libri është ndarë në katër pjesë: Përralla me magjistrica, Përralla...
Një tjetër libër me personazhet e preferuar të fëmijëve, Masha dhe ariu vjen per lexuesit e vegjel. Aventurat e çmendura të Mashës çamarroke dhe të ariut të duruar, do t’ju bëjnë të qeshni me lot.
Seria fantastike Autobusi i dritherimave vjen me vellimin e trete per lexuesit e rinj, te pasionuar pas romaneve thriller.
Kujdes! Tomi, Delia dhe e gjithë familja Gejts po shkojnë me pushime. Si do të arrijë Tomi ta mbajë veten të zënë përgjatë pushimeve në kampin më të mërzitshëm që keni parë ndonjëherë? Duke vizatuar natyrisht! Një histori e re emocionuese qe pret me padurim te vizatoni edhe ju pushimet tuaja!
Meri Popins është dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Këto janë aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës, shkruar për t’u lexuar me një frymë dhe për të qeshur me të madhe!
Kafshët Fantastike. Krimet e Grindelvaldit është skenari i dytë i një serie prej pesë filmash të shkruar nga J. K. Rowling-u, autorja e librave bestseller të Harry Potterit. Ngjarjet ndodhin më 1927, disa muaj pas ngjarjeve te Kafshët Fantastike dhe ku mund të gjenden dhe lëvizin nga Nju Jorku në Londër, në Paris dhe kthehen në Hogouorts. Kjo histori...
Fati i dy njerëzve ndryshe në një shoqëri të mbyllur dhe paragjykuese, që luftojnë për të ndryshuar jetën e tyre...
Luajme futboll nuk eshte liber vetem per familjen dhe miqesine por gjithashtu nje liber mbi kulturat e ndryshme qe hasim qe te vegjel e ndersa rritemi ne vende te huaja dhe se si duhet t’i pranojme. Libri shoqerohet me ilustrimet me ngjyra te pergatitura nga mjeshtri i shquar Bujar Kapexhiu
Gaqo Bushaka, shkrimtari i dashur për fëmijë, vjen sërish me këtë përmbledhje me vjersha për më të vegjlit.
Princesha e kesaj përralle, fëmijë të dashur, është ndryshe nga të gjitha princeshat e tjera të përrallave, pasi ajo ka jetuar vërtet në vendin tonë afro një shekull më parë. Emrin e kishte Geraldina, por ishte aq e mirë dhe aq e bukur, sa të gjithë e thërrisnin Trëndafili i Bardhë. Sa shumë do ta donte këtë vend të panjohur plot tradita dhe kapuçë të...
Enciklopedi e përshtatur për fëmijë për të mësuar më shumë rreth rritjes së pemëve. Ilustrime të kënshme shumëngjyrëshe.