Marti Pents 2, Mos e prek

Mark Parisi A-002724

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri i dytë i serisë Marti Pents, nga karikaturisti fitues çmimesh, Mark Parisi, do t’ju bëjë të qeshni shumë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789928192950

790 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Marti Pents rikthehet në aventurën e tij të dytë! Dhe e gjen veten krejt papritur në një situatë “të leshtë” që është vërtetë shumë e ngatërruar, madje edhe për të. Marti duhet të vendosë të gjitha aftësitë e tij përballë një testi të ri ndërkohë që ky mister i ri mund të çojë në pasoja monstruoze.

Kur Marti gjen një fletë të grisur nga ditari i motrës së tij, Erikës, ai pret të të lexojë se si është të jesh më e mira e fëmijëve të familjes Pents. Por, ajo që zbulon ai është diçka e jashtëzakonshme. Erika ka shkruar një sekret për të, ose më saktë, për çfarë është ai. Por, pjesa më e rëndësishme e fletës, që edhe tregon identitetin e vërtetë të Martit, mbetet e kyçur në dhomën e të motrës.

I patrembur, Marti mbledh bashkë copëzat e provave dhe del në përfundimin më logjik, sipas mendimit të tij; ai është në rrugën pa kthim drejt “njeri-ujkizmit”!

Shpejtësi mbinjerëzore, hungërima, qime ngado, dhëmbë të mprehtë, etj...Provat po mblidhen ngadalë, kundër tij, dhe fuqitë e tij si njeri-ujk po bëhen gjithnjë e më të dukshme, Marti është i vendosur të mbrojë familjen, lagjen dhe shokët e tij të klasës nga rreziku më i madh prej të gjithëve - vetja e tij. Para se të jetë shumë vonë! Pavarësisht nga kostoja! Por a është ai në rrugën e duhur?

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages245
ISBN9789928192950
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
Numri i botimeveI parë
I ri1