Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit; ajo është një vajzë e vogël, e cila është e vendosur ta mbërthejë njërin prej ekzemplarëve të tyre dhe më pas ta bëjë objekt të studimeve shkencore. Por nuk bëhet fjalë për një ekzemplar çfarëdo! Zbuluesja e re ka ndër mend të kapë një djall, një pjesëtar të species që i urren njerëzit...
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë.
Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar. I ka ndodhur diçka e tmerrshme. Artemisi është bërë i mirë.
Historisë së Artemis Fowl-it po i vjen fundi: Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.
Libër që magjeps dhe hipnotizon lexuesin. Një histori që nis me shpresën e një fundi të lumtur. Gjithcka thyhet kur papritur ai vdes…
Romani Atala është një histori dashurie tragjike dhe pasionante e një cifti të ri Indian që enden në shkretëtirë, të magjepsur nga bukuritë e natyrës, të tërhequr nga një kristianizëm i ringjallur me bukuri estetike dhe ngushëlluese të mirëqenies dhe më në fund duke iu nënshtruar mizorisë së fatit.
Në vitin 1939, 5-vjecari, Zhak Austerlic dërgohet në Londër me një anije të transportit të fëmijëve dhe vendoset tek prindërit e tij birësues. Ky çift pa fëmijë fshin cdo kujtim të djalit për identitetin e tij duke e rritur pa asnjë njohuri për të shkuarën e tij. Më vonë, pas një karriere si historian arkitekture, Austerlic- zbulon se e shkuara e përndjek...
Shumë shumë vite më parë, diku shumë shumë larg, një djali të vogël me emrin Abdi iu dha një detyrë shumë e madhe- të gjente varësen më të cmuar në botë për mbretëreshën.
Është shumë e vështirë që të gjesh një fëmijë që të ketë kaluar moshën e fëmijërisë pa Tom Sojerin. Nëse je prind, këtë libër duhet ta lexosh edhe vetë, por duhet t’ia rekomandosh edhe fëmijës tënd.... Ç’pret!
Rona Nushi është themeluese e markës kozmetike natyrale Bees&Trees Bio Cosmetics. Me moton e saj "Duaje veten natyrshëm", Nora shpreh idealet e saj për dashurinë ndaj vetes nëpërmjet të shëndetshmes, të bukurës dhe natyrales.
Poema romantike Shtegtimet e Çajlld Haroldit së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese. Ato dëshmojnë sesi një poet romantik i pararojës letrare evropiane dhe shoku i tij, një i ri i kulturuar anglez, e shihnin...
Në kërkimet e veta krijuese Dhori Qiriazi nuk disponon vrapin e galopit befasues në të pushtuarit dhe në të përvetësuarit e shtresave dhe hapësirave të reja shprehëse.Megjithatë ai arrin të jetë gjithnjë i sinqertë në kërkimet e veta.
Balsam në Galaad paraqet kërkimin e zgjatur të autorit për të njohur rrënjët e historisë së babait të tij – një kërkim që një ditë, mrekullisht, përfundoi me miqtë e vjetër që e gjetën sërish njëri-tjetrin.
E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit "banale", ndaj dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël, gri. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë "madhështinë" e demonëve: janë teknikë, i ngjasojnë shoshoqit dhe na ngjasojnë.
Roberto Saviano hyn pa iu dridhur syri në realitetin që ngaherë e ka hetuar dhe kridhet në origjinalitetin e historive të përfytyruara me një roman të jashtëzakonshëm pafajësie dhe mujshie. Mizor, i dhunshëm, pa rrugëdalje. Pandeh se më kall frikë një fëmijë si puna jote? Mua për t’u bërë fëmijë m’u deshën dhjetë vjet, për të t’i bërë trutë përshesh më...
Personazhi i padeshifrueshëm, Bruno Briani Sajeva i Monrealit, italo-amerikan, me origjinë fisnike nga ana e nënës, shpesh i fotografuar në krah të grave më të bukura e të njohura, ngjall një kureshtje gati-gati të sëmurë te njerëzit. Por jo gjithçka shkëlqen në të vërtetë. Ka edhe plot skuta e mistere, që romani i zbulon hap pas hapi.
Ndihet se autori ka ambicie letrare, në sensin pozitiv të fjalës. Ka elitizëm në zgjedhjen e temave, sensibilitet artistik, stof të sigurtë dhe gjuhë të zgjedhur.
Një tjetër roman thriller brilant nga John Grisham. The Boston Globe shkruan për këtë roman: Mjeshtëror, një thriller që të bën për vete
Bazat e së drejtës europiane përfshin një përmbledhje vendimesh nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian nga ekspertja e së Drejtës europiane Aida Gugu Bushati dhe profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e ¬¬¬¬¬Ëestminster-it Adam ?azoëski
Në librat e mi me poezi gjithnjë i kam shkruar e i kam kënduar dashurisë. Nuk do të rresht kurrë së shkruari për këtë ndjenjë sublime që na mbush zemrën me gëzim por që zhgënjen. Më pëlqen të hyj në botën e brendshme të personazheve të mi, të përshkruaj pse-të që i ndjekin e që shpesh nuk gjejnë përgjigje, ashtu sic më pëlqen dhe të përshkruaj vuajtjen,...
Romani i ri i Javier Marías është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një...
Me një stil të shkruari të gjerë, karstik, përfshirës, Marco Missiroli çel dhomat dhe rrugët, mendimet dhe dëshirat e parrëfyeshme, bën të kumbojnë dialogë dhe heshtje me natyrshmërinë e tregimtarëve të mëdhenj. “Ç’fjalë e gabuar, dashnor! Ç’fjalë e gabuar, tradhti!”. A jemi të sigurt se t’i bësh ballë një tundimi do të thotë të jesh besnik? Po sikur ajo...
Historia fillon me Eliza Sommers (personazhja kryesore, e bija e fatit) e cila ishte rritur në një koloni angleze në Kili nga zonja Rose dhe i vëllai i saj Xheremi. Në kohën kur ajo bie në dashuri me Xhoakuin Andieten (i varfër dhe jo në të njëjtën shtresë shoqerore si familja e Elizes), i cili punonte per Xheremin, në kodrat veriore të Kalifornise u...
Psikiatri i susksesshëm David Chapman vendos të qëndrojë në shtëpi ndërkohë që familja e tij shkon për pushime në vreshtat e Martas. Jo çdo gjë është e qetë në qytet, gjithsesi. Një mundësi për tu takuar me një kërcimtare të Brodueit zgjon çdo fantazi të tij erotike. Por kur trupat takohen, kur misteri dhe dëshira bashkohen, nuk dihet se ku ky udhëtim do...
Një roman për rritjen e një djaloshi që e merr jetën e vet në dorë, një roman që rrëfen dhe të bën të qeshësh me të madhe.
BOLERO është realizim i një koncepti artistik me të cilin autori ka punuar prej kohësh, së paku që prej fundviteve 1990. Edhe pse ngjarjet në këtë roman serial ndodhin në metronë e New York-ut, ky nuk është roman për metronë, as për New York-un vetë para dhe pas 11 shtatorit 2001, por për pritjen, si kushtëzim jetërsues të njeriut bashkëkohor në Perëndim,...
Nga autorja e librit Seksi dhe Qyteti. Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.
Në të gjithë Amerikën dhe gjithë botën po flitet për triologjinë Milenium të novelave të Stieg Larsson, ku flitet për historinë e Lisbeth Salander, “një prej heroinave më origjinale dhe të paharrueshme të zhanrit thriller të kohëve të fundit. Kjo triologji do t’iu rrëmbejë kohën dhe do t’iu mbajë zgjuar derisa ta përfundoni. Besoj me veprën e dytë keni...