Me romanin e titulluar "Avela" autori sërish nuk u largohet problematikave sociale. Në këtë roman shkruhet për jetimët, një grup shoqëror "dënuar" përjetësisht të vuajë fatin i tij, ngase shoqëria nuk i gjendet në krah. Ky roman, i ndërtuar mbi fabula jetësore dramatike të gërshetuara me kujdes, me një figurë femërore emblematike e gjithë perjetime në...
Në këtë libër, shqyrtohen konceptet teorike bazë të çrregullimeve të të nxënit/të mësuarit, kornizat diagnostike, rrugët e vlerësimit e vëzhgimit, klasifikimet kryesore të këtyre çrregullimeve dhe teknikat e ndërhyrjes e strategjitë e trajtimit. Teksti përmban 20 kapituj, prej këndvështrimit të përgjithshëm, identifikimit të këtyre crregullimeve,...
Libri përmban informacione lidhur me elementët e crregullimit, diagnostikimit, ndërhyrjes në kontekstin shkollor, familjar, akademik, të komunikimit, emocional dhe sjellor të këtyre fëmijëve.
Të gjithë poezitë që janë shkruar për gjuhën shqipe përgjatë pesë shekujve janë përmbledhur në këtë antologji të përzgjedhur. Njerëzit që e duan dhe e çmojnë më shumë fjalën, shkruajnë për misteret, bukurinë dhe fuqitë e saj. Ky libër është përzgjedhje ideale për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet, për të kuptuar fuqinë e gjuhës së nënës
Në tekstin “Hyrje në hartografi” trajtohen çështjet teorike themelore mbi hartën, hartografinë dhe natyrën e saj, sistemet e koordinatave, projeksionet hartografike, emertesën e hartave topografike, sistemet e shënjave hartografike, paraqitjen e veçorive gjeografike dhe relievit në hartë, përpilimin e hartave tematike, numerizimin në hartografinë...
Teksti “Imazhet satelitore dhe përdorimi i tyre” paracaktohet për studentët por mund t’u shërbejë edhe specialistëve të ndryshëm që kanë interesa në fushën e vrojtimit ose të vëzhgimit të informacionit gjeografik në largësi dhe të analizës së tij.
Një vështrim i thelluar studimor për udhëheqësisht shqiptarë të periudhës 1912-1989: Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Tipologjitë e liderit që janë shfaqur një mjedisin politik shqiptar, parë me një metodologji të qartë dhe analizuar larg pasioneve politike.
Qartësia në rrëfim dhe thjeshtësia e shkrimit në skaje dramatike, zbërthejnë natyrën e vajzës së kornizuar shqiptare, kurioze për të njohur veten dhe për të sfiduar normat morale të imponuara prej sovranitetit të babait polic. Noemi guxon të jetojë në një vend të idealizuar si Parisi, ku dita dhe nata vlojnë njëkohësisht dy dashuri të ndaluara.
Në këtë libër do të mësoni kur truri punon mirë dhe kur keq. Këtu përfshihen gjuha, shqisat dhe emocionet; ecja, rrëzimi, dobësia, paraliza, dridhjet dhe koordinimi; humbja e kujtesës, pa-aftësia mendore, vonesat në zhvillim; ankthi, dhimbja, stresi, madje edhe vdekja.
Ky tekst shpjegon se vizatimi si një instrument matës është i vlefshëm në çdo moshë, por përdorimi i tij në fëmijërinë e hershme është një nga instrumentat më të përdorura, për arsyen e thjeshtë se është një nga aktivitetet kryesore të kësaj grupmoshe krahas lojës.