Catalog
Subcategories
Subjekti njihet si kronikë e ngjarjes më të çuditshme në Nju-Jork.Xhoiselina Zhënëvrë Mershantier Xhonsi,e arsimuar në kolegjin Brajën Maur dhe për ca kohë banore e Skardejlit është rritur në mënyrë të atillë që të sillet gjithnjë si zonjë.Por ja që po të kesh të bësh me avokatë hileqarë,konsulentë financiarë mashtrues dhe burra të babëzitur për seks,edhe...
Një nga romanet policore më të njohura të kohës, sjell historinën e Katerinës, vajzës së inspektorit në pension Frenk Elder, e cila ka dalë nga binarët. Meraku i Elderit për të përvijohet nga ndjenja e fajit, pasi, dikur, ai është përfshirë në një telash të së bijës, e cila u rrëmbye, u përdhunua dhe, si pasojë, humbi ekuilibrin në jetë....
Gjashtë shoqe rreth të 30-tave,që jetojnë në Nju-Jork,mblidhen në një mbrëmje private në apartamentin e njërës prej tyre për të festuar paralindjen e një bebeje.Gjashtë gra profesioniste,që jetojnë në një qytet dhe luftojnë për përzgjedhjet e tyre femërore.Leximi i këtij romani,të bind të kesh vlerësim për veten,miqtë më të mirë,meshkujt,të dashurit e një...
Një roman i shkruar me një stil të veçantë, me rrëfime ngjethëse për jetë njerëzish të fundosur në Mesdhe apo Atlantik, për varkëtarë (ose më mirë: tregtarë të dëshpëruarish) të pashpirt, që vetëm duan të mbushin xhepat duke sakrifikuar jetë njerëzore
Është një roman gazmor për aristokratët dhe ambiciozët, që duan të ngjitin shkallët e hierarkisë shoqërore. Një endje e stisur me kujdes, një kënaqësi mëkatare së cilës nuk i shpëton asnjë prej nuancave përthithëse dhe harbuese të jetës angleze. Ashtu si çdo satirë e mirë, Snobët është tejet argëtues, edhe pse thellë fsheh vuajtjet e pamëshirshme të së...
Romani, - i ndërtuar rreth historisë së jetës së varfër të të dy të rinjëve kinezë që gjejnë një libër të Balzakut, të ndaluar nga Garda e Kuqe, - tregon forcën e humanizmit të dhimbshëm teksa njerëzit përjetonin tragjeditë historike që shkaktonte marrëzia e udhëheqësve
Një rrëfim i dhembshurisë, tragjedisë dhe shpresës: Në një qytet të vogël, mbushur me thesare të fshehura, Kelni, vajza e re do të zbulojë njerëz që ia ndryshojnë jetën, si: Tomin, përjetësisht i sëmurë (i cili e dashuron), dhe deri te nervozja Leksi, që beson se jeta duhet jetuar. Vendimi që merr ajo, e cila si grua do të shpëtojë gjithçka të dashur,...
Pasi i bie kryq e tërthor Afrikës, shkrimtari e përfundon udhëtimin e tij në një rezervat natyror në Kenia. Aty njihet me Patrician - një fëmijë i çuditshëm, që gjithë kohën rri me kafshët e egra, sidomos me një luan: Kingun.
Romani është sa vetjak, aq edhe universal, i shkëlqyer dhe zbavitës. Ai shquhet për një inteligjencë mahnitëse, brishtësi dhe vitalitet. Liza është një karakter simpatik, me të cilin lexuesi njësohet dhe e ka të pamundur ta ndërpresë leximin, pa zbuluar se ç'ka ndodhur në jetën e saj
Me nota lirike, prekëse e njëkohësisht të paharrueshme, libri tregon sesi ia ndryshoi jetën personazhit vajza e saj trevjeçare; si ajo i dha kurajë në luftën kundër tumorit. Ky roman ngushën çdokënd që është hidhëruar nga humbja e një të afërmi
Romani është një sagë shpirtërore, tronditës dhe larg pathosit e sentimentalizmave, ku përcaktohen me saktësi kufijtë e dhimbjeve, lëndimeve, humbjeve e shthurjes, por edhe të nevojës së parezistueshme për të jetuar dhe për të dashuruar. Rrëfimi vjen nga tre fëmijë, Lili, Vinsenti dhe Martini që zbërthejnë të vërtetat përmes heshtjes dhe pikëpyetjeve
Mbasi gjithë natën andrrova burrat e kthyem në derrkucë, në mëngjes u zgjova i raskapitun
“Dëshpërimi ynë i madh” nga autori turk Baris Biçakçi sjell një histori-trekëndësh dashurie mes dy miqve Enderit dhe Çetinit që ndajnë një shtëpi dhe qetësia mes tyre tronditet kur futet në mes një vajzë e qetë por tepër tërheqëse....
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
Luan Starova, nje nga romancieret me te mire te letersise bashkekohore ballkanike, vjen me nje prej majave te tij letrare para lexuesit ne Shqiperi: Nje roman qe flet per identitetin e shqiptareve ne nje realitet si ai maqedonas dhe raportin e tij me boten. Kjo eshte nje sage ballkanike qe ben per vete cdo lexues.
Një roman për familjet Melori dhe Anderson. Një dëshirë e ethshme për hakmarrje shndërrohet në një pasion të papritur. Ta lemë, pra, legjendaren Johanna Lindsey t’ju pushtojë zemrën me romancën e saj të paharrueshme. "Ajo nuk të zhgënjen kurrë, duke shkruar histori dashurie që të çojnë në thelbin e asaj ç’mund të jetë dhe ç’duhet të jetë dashuria…...
Autorja e “50 hijet e Greit” vjen me një roman të ri në shqip, ku ka protagonistë edhe shqiptarë. Një gjë e tillë shkaktoi debate të ashpra në Shqipëri. Nga zemra e Londrës, përmes peizazhit rural të Kornuollit, deri në bukuritë e zymta, të rrezikshme të Ballkanit, The Mister është një udhëtim magjepsës rreziku dhe dëshire që e lë lexuesin pa frymë deri...
Pesha e Dëborës ka fituar çmimin e madh letrar Francë-Kebek të vitit 2017.
“Një martesë e pazakontë” është një roman tipik i shoqërisë amerikane të ditëve të sotme, i përvijuar nga nota humori të hollë dhe ngacmues.
"Të bukur dhe të mallkuar", botuar për herë të parë më 1922, është romani i dytë i shkrimtarit F. Scott Fitzgerald. Ai eksploron dhe portretizon shoqërinë e kamur amerikane nëpërmjet dy personazheve, aspirantëve aristokratë të Epokës së Xhazit, Antoni dhe Gloria Paç. Që të dy, burrë e grua, personifikojnë shoqërinë e zvetënuar njujorkeze të viteve '20, të...
Romani i Natsuo Kirino "Përtej" tregon një histori rrëqethëse krimi në periferi të Tokios. Natsuo Kirino, e quajtur ndryshe si "mbretëresha e romaneve të krimit japonez" zotëron me mjeshtëri humorin e zi në këtë narratim gozhdues por edhe kompleks, e cila kombinon një vështrim bindës në botën e hikshme të jakuzës me një portretizim të shkëlqyer të...
"Shpirtra të flakur" nga HWANG SOK-YONG është një kritikë e hapur ndaj shoqërisë moderne, përdorimit që ajo i bën individit dhe braktisjes së tij si diçka pa vlerë.
Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore...
Historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës. Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist.